Ekstradimi i Laert Haxhisë, Balla: Po punojmë çdo ditë me vendet partnere për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale

ekstradimi i laert haxhise balla po punojme cdo dite me vendet partnere per gjetjen e personave te perfshire ne ngjarje kriminale



































Ministri i Brendshmën, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale pas ekstradimit të të dënuarit përjetë, Laert Haxhisë nga Greqi, duke shkruar ndër të tjera “Goditje ndaj pandëshkueshmërisë”.

Balla

Balla përmes një statusi shprehet se po punohet çdo ditë për lokalizimin dhe gjetjen e personave të cilët janë të përfshirë në krime.

Ndërkohë që falenderon edhe autoritetet greke për bashkëpunimin.

”GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË. Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts