Ekstremi i djathtë kryeson në zgjedhjet në Francë, futbollisti Kylian Mbappe kundër Le Pen: Nuk mund ta lëmë vendin në duart e këtyre njerëzve

ekstremi i djathte kryeson ne zgjedhjet ne france futbollisti kylian mbappe kunder le pen nuk mund ta leme vendin ne duart e ketyre njerezve



































Kapiteni francez i futbollit, Kylian Mbappe ka deklaruar hapur se është kundër partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Pen në Francë.

le pen mbappe

Mbappe tha se është e rëndësishme që njerëzit të votonin kundër partisë së Le Pen në zgjedhjet e Francës këtë fundjavë, duke i quajtur rezultatet e raundit të parë “katastrofike”.

“Më shumë se kurrë, është koha për të votuar. Është vërtet urgjente”, tha Mbappé gjatë një konference për shtyp përpara çerekfinales së Les Bleus të premten në Euro 2024 kundër Portugalisë. “Ne nuk mund ta lëmë vendin tonë në duart e këtyre njerëzve,” shtoi ai. “Shpresojmë që të gjithë të mobilizohen dhe të votojnë për anën e duhur.”

Para raundit të parë, Mbappé i përshkroi zgjedhjet legjislative si një moment vendimtar, duke u bërë thirrje njerëzve të votojnë kundër ekstremistëve që duan të ndajnë vendin.

Të dielën e kaluar, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella dhe aleatët e tij përfunduan në krye në raundin e parë të zgjedhjeve me më shumë se 31 për qind të votave.

Në raundin e dytë, më 7 korrik ata shpresojnë të marrin një shumicë vendesh në parlament dhe të formojnë qeverinë e re.

Lojtarë të tjerë në skuadrën kombëtare franceze gjithashtu kanë kundërshtuar me zë të djathtën ekstreme. Mbrojtësi i FC Barcelona, ​​Jules Koundé e quajti Tubimin Kombëtar “një parti e themeluar mbi urrejtjen ndaj të tjerëve, keqinformimin dhe fjalët e së cilës janë krijuar për të na diskriminuar dhe përçarë”.

Qendërmbrojtësi i Liverpool-it dhe Francës, Ibrahima Konate tha se ishte i shqetësuar nga situata politike në vendin e tij, duke shtuar se i vjen keq për diskriminimin ndaj myslimanëve dhe emigrantëve.

“Prindërit e mi kanë pasur punë si pastrues, kanë punua me orare të gjata dhe kur shoh që nuk i vëmë në pah këta lloj njerëzish që kanë dhënë shëndetin e tyre për Francën, më trishton”, tha Konate.

Ndërsa Federata Franceze e Futbollit ka deklaruar se do të mbetet neutrale dhe ka kërkuar që politikanët të mos përdorin imazhin e skuadrës franceze për qëllimet e tyre. Presidenti i saj, Philippe Diallo, tha për Ouest-France se ishte prekur nga Konate, vetë pasardhës i emigrantë.

“Sigurisht, konteksti i përgjithshëm është shqetësues. Normalisht, gjithçka për të cilën do të flisnim është Euro dhe performanca e ekipit francez”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts