Ekstremizmi brenda radhëve të ushtrisë amerikane, Pentagoni ndërmerr masa të reja

Pentagoni nxori udhëzime të reja që synojnë luftimin e ekstremizmit brenda ushtrisë amerikane, por nuk krijoi një listë të grupeve që personeli ushtarak nuk mund t’u bashkohet.

Udhëzimet e reja vijnë gati një vit pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitol, ku morën pjesë dhjetëra pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

“Shumica dërrmuese e burrave dhe grave në forcat tona të armatosura sigurisht që shërbejnë me ndershmëri. Ndërsa aktivitetet ekstremiste në radhët e ushtrisë janë të rralla, çdo shembull veprimesh të kësaj natyre mund të ketë një efekt të madh”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby.

Masat e reja përfshijnë gjithçka, nga ndalimi i “pëlqimit” të përmbajtjeve ekstremiste në mediat sociale, deri tek mbledhja e fondeve, ose pjesëmarrja në protesta në mbështetje të një organizate ekstremiste.

Megjithatë, Pentagoni iu shmang skenarëve konkretë, për shembull, si do të trajtohet një ushtar që mohon legjitimitetin e zotit Biden si president.

Pentagoni gjithashtu hoqi dorë nga krijimi i një liste të grupeve ekstremiste, në të cilat personeli ushtarak nuk mund të anëtarësohet.

“Grupet mund të ndryshojnë emrin, metodologjinë, idealet, dhe motivin e tyre. Ato mund të reformohen, shpërbëhen dhe të shndërrohen në një organizatë tjetër. Pra, nëse ne do të krijonim një listë të grupeve të ndaluara ekstremiste, ajo ndoshta do të ishte e efektshme vetëm në ditën kur do të publikohej, sepse këto grupe ndryshojnë”, tha zoti Kirby.

Njoftimi i këtyre masave të hënën vjen vetëm disa javë pasi Inspektori i Përgjithshëm i Pentagonit citoi rreth 300 akuza për aktivitete ekstremiste nga anëtarë të personelit ushtarak amerikan.

Qëllimet dhe afati kohor për zbatimin e rregullave të reja janë të paqarta, duke përfshirë kohën se kur mund të nis ndëshkimi i ushtarëve për përdorim të papërshtatshëm të mediave sociale/VOA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.