Ekuador, 15 të vrarë dhe 21 të plagosur në një burg

16:41 04/10/2022

Shkak është bërë përplasja mes bandave për trafikun e drogëes

Të paktën 15 të burgosur kanë mbetur të vrarë në një përplasje mes bandash në një nga burgjet e Ekuadorit, në Latacunga.

Zyrtarët thanë se konflikti ka ndodhur mes grupeve vendase dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat i kanë kthyer burgjet e këtij vendi në arenë të masakrave të përsëritura, ndërsa lufta mes tyre bëhet për ndikim dhe për shpërndarje të drogës.

Megjithatë, Osëaldo Coronel, guvernator i provincës Cotopaxi, e cila përfshin Latacunga, u tha gazetarëve se siguria aktualisht në burg është rivendosur.

“Për momentin, sipas informacionit mjeko-ligjor nga policia, 15 persona kanë vdekur dhe 21 persona janë lënduar, prej të cilëve 14 janë evakuuar tashmë në spitalet e qytetit Latacunga. Autoritetet po punojnë për identifikimin e të burgosurve që kanë vdekur në këtë ngjarje të rëndë”.

Vitin e kaluar, 316 të burgosur humbën jetën gjatë trazirave në burgje të ndryshme anembanë Ekuadorit. Sistemi i burgjeve të Ekuadorit është dëmtuar nga braktisja e shtetit dhe mungesa e një politike gjithëpërfshirëse, si dhe kushtet e këqija për të burgosurit. Sipas shifrave zyrtare burgjet e vendit strehojnë rreth 33,500 njerëz dhe janë 11.3% përtej kapacitetit maksimal.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts