Ekzekutim i shqiptares shtatzënë në Greqi, partneri i shqiptares mohon akuzat: E vranë teksa flija, nuk e bëra unë

ekzekutim i shqiptares shtatzene ne greqi partneri i shqiptares mohon akuzat e vrane teksa flija nuk e bera une
ekzekutim i shqiptares shtatzene ne greqi partneri i shqiptares mohon akuzat e vrane teksa flija nuk e bera une

39-vjeçari grek i arrestuar për vrasjen e partneres shqiptare Gjeorgjia Murati në Selanik të Greqisë, e cila ishte në muajin e tretë të shtatzënisë ka mohuar akuzat. “E vranë teksa flija, nuk e bëra unë”, mësohet te ketë deklaruar ai sipas Protothema.gr. Sipas mediave greke, autori pretendon se bashkëpunëtori i tij, që ka rrëfyer krimin, po e implikon në vrasje.

Në fakt, 39-vjeçari mësohet se ka thënë në dëshminë e tij se atë natë fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula të rënda gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua në mëngjes gruaja nuk ishte në shtëpi. Ai pretendon se shoku i tij së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, vranë 41-vjeçaren dhe ai vetë nuk e kuptoi se ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici. Shqiptarja ishte raportuar e zhdukur që prej ditës së Vitit të Ri. Ishte 34-vjeçari, shok me partnerin e gruas, që ka rrëfyer gjithçka duke pranuar se e kishte ndihmuar atë që ta zhdukte trupin në një zonë të pyllëzuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts