Ekzekutimi i Demir Backës/ Deputeti i PD-së ia thotë në sy Çuçit: Aty ka qenë një patrullë policie, u fshehën kur… Ministri refuzon të komentojë








Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë pasditen e sotme, ngriti pretendimin se gjatë ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa në qytetin e Fierit, në vendin e ngjarjes ka qenë prezente dhe një patrullë policie. Deputeti theksoi se në qytetin e Fierit përflitet se efektivët janë fshehur në momentin që kanë nisur të dëgjojnë të shtënat.


Baçi pyeti ministrin Bledi Çuçi dhe shefin e ShÇBA-së, të pranishëm në komision, nëse ishin në dijeni të këtij informacioni dhe a kanë nisur një hetim të brendshëm në lidhje me rastin.

Por, ai nuk mori një përgjigje nga asnjëri prej tyre, të cilët u fokusuan te rendi ditës në mbledhje dhe nuk pranuan të komentonin më tej.

Fjala Luan Baçit në Komision

Duke filluar dhe nga rasti që është prezent dhe ministri dhe drejtuesi i ShÇBA-së. Në lidhje me atë çka nisi zoti Xhaferraj pak më parë, unë duke qenë se jam nga Fieri, mendoj se kam të drejtën për ta shpjeguar më mirë problemin. Rasti i Fierit, në fakt është vrarë një biznesmen. Për hir të së vërtetës ka qenë një orë goxha e populluar dhe pranë një qendre tregtare.

Aty është një vend që ka një shërbim të përhershëm policor. Aty ka qenë një shërbim policor, i cili sipas të gjithë informacioneve nuk ka reaguar. Madje në qytetin e Fierit flitet se ata janë fshehur kur kanë qenë prezentë në një krim makabër. Është bërë bllokimi i vendit të ngjarjes me minuta vonesë dhe thjesht janë bllokuar qytetarët. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme e ka këtë informacion dhe a ka nisur hetimi?

“Nuk kam koment se nuk lidhet me asnjërën nga çështjet e rendit të ditës”, iu përgjigj ministri Bledi Çuçi po të njëjtës temë të hapur në Komisionin e Sigurisë nga deputeti tjetër i PD-së Ferdinand Xhaferri pak më herë, duke u mbyllur kështu diskutimi për vrasjen e Fierit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *