Ekzekutimi i ish-deputetit Pashk Ujka/ Artur Zheji analizon raportimin e drejtorit të Policisë së Shtetit: Shteti duhet të ishte në këmbë, të jepte përgjigje. Ishte vrasje ekselente









Analisti Artur Zheji ka komentuar sot situatën e kriminalitetit në vend dhe raportimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë.

Artur Zheji

Në emisionin “Pikat mbi i”, Zheji tha se “mungesa e opozitës”, ndikon në presionin që duhet t’i bëhej qeverisë për të rritur ndëshkueshmërinë e krimit.

Sipas Zhejit, drejtori i Policisë duhet të bënte një analizë se çfarë duhej bërë më shumë në raport me situatën ku ndodhet vendi.

Ndërkohë analisti ngriti shqetësimin se “kemi kaluar nga pandëshkueshmëria e politikanëve tek pandëshkueshmëria e kriminelëve”.

Zheji komentoi edhe ekzekutimin e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër duke e cilesuar nje ngjarje shume te rende dhe sfide per shtetin dhe per qeverine.

Artur Zheji:

U rrëfye shumë politkë ndryshe nga çpritet nga ai, u tha sikur është drejtori i amerikanëve pra njeriu i amerikanëve në krye të policisë.

Prisja më tepër një analizë ku jemi e cfarë do bëjmë jo sa mirë jemi në raport me Bullgarinë. Kujt i dihet se jemi ne më mirë ne raport me Rumaninë e Bullgarinë.

Vrasjet janë kualitative të ndryshme, ti nuk e di nëse është vrarë një ish kryetar bashkie mes qytetit duke ecur me gruan pra një vrasje makabre, në mes të Tiranës dy persona te Astiri u vranë.

Mos themi pastaj që vrasjet edhe të paparashikueshme, të gjitha këto mendoj që kemi një qeverisje që e ka marrë lehtshëm qeverisjen me një mijë kompromise dhe s’ka opozitë.

Opozita po ha vet veten pa diskutim e në këtë këndvështrim ky është momenti më degradues që një qeveri s’arrin ndot të vetëkorrigjohet duhet patjetër të korrigjohet nga jashtë nën presionin e një opozite e cila mjerisht nuk është.

Presioni që ushtron opozita kur pushtetet janë të përkohshme e jo të përhershme 3 mandate do të thotë pushtet padfund e bën më të mobilizuar instrumentet policorë, hetimi e presioni i krejt mazhorancës.

Pra këtu kemi një rrumpallhane të institucioneve që duhet të merren me parandalimin e krimit, sepse krimi kur merr kaq shum guxim që vret në mes të Tiranës, Shkodrës e ndjen veten që është i pandëshkueshëm.

Pra kemi kaluar nga pandëshkueshmëria e politikanëve tek pandëshkueshmëria e kriminelëve. Se një kriminel që të vret nëse skapet e di që nuk e gjen asgjë.

…Krimi nuk rri më në hije, pra sfidon antishteti sfidon shtetin. Kjo do të thotë që balanca të rëndësishme janë prishur.

Ne kemi qenë shumë entuziastë për drejtorin e ri të Policisë dhe praktikisht duke dëgjuar konferencën e tij të shtypit më ka zbritur indeksi i pritshmërisë se të flasësh me një gjuhë të drunjtë politike janë bërë kaq e do bëhen kaq në raport me Rumaninë ndërkohë që të është bërë një vrasje ekselente, një ish deputet është një vrasje ekselente e një niveli shumë të lartë e patolerueshme i gjithë shteti duhet të ishte në këmbë, duhet të jepte një përgjigje kësaj vrasje shteti se është vrarë një anëtar i rëndësishëm i nomeklaturës, mund të jetë i korruptuar i urryer më i miri i botës, nuk ka rëndësi një person i zgjedhur në funksione të larta të shtetit është vrarë në mënyrë mafioze në mes të qytetit, e kjo është shumë e rëndë është sfidë për gjithë qeverinë e ta marrësh si ngjarje ndër ngjarje e të dalësh të deklarosh se si ke kapur kaq banda e je më mirë se Rumania do të thotë ta lësh këtë gjë që ja ndodhi kjo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.