Ekzekutimi i Presidentit të Haitit, policia: Autorët janë një grup ish-ushtarësh kolumbianë

09:28 09/07/2021

Një grup i përbërë kryesisht nga ish-ushtarë kolumbianë fshihet pas vrasjes së Presidentit të Haitit, Jovenel Moise. Kështu deklaron policia e Haitit lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fillim të kësaj jave.

Sipas autoriteteve grupi është i përbërë nga 26 kolumbianë dhe 2 amerikanë që jetonin në Haiti. Policia ka njoftuar se 8 nga të dyshuarit janë ende në arrati, ndërsa 17 persona janë arrestuar.

Ndërkohë një ditë më parë policia gjatë një shkëmbimi zjarri vrau 4 persona dhe qëlloi dy të tjerë.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe policia ka blinduar të gjithë territorin, ku po përkon për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi në orët e para të së mërkurës, kur një grup i armatosur hynë në shtëpinë e Presidentit dhe e qëlluan atë për vdekje. Mediat vendase publikuan dhe pamjet e sulmit që tregonin momentet kur grupi futej në shtëpinë e Moise.

Gjatë ekzekutimit të Presidentit u plagos rëndë dhe gruaja e tij, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në Florida./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *