Ekzekutimi nga RENEA i 62-vjeçarit në Maliq, Berisha: Vrasja në rrethana të dyshimta. Avokati i Popullit të nisë hetimin!

ekzekutimi nga renea i 62 vjecarit ne maliq berisha vrasja ne rrethana te dyshimta avokati i popullit te nise hetimin
ekzekutimi nga renea i 62 vjecarit ne maliq berisha vrasja ne rrethana te dyshimta avokati i popullit te nise hetimin

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha dënon ekzekutimin e 62-vjeçarit në Maliq nga policia pasi hapi zjarr ndaj bluve, duke e cilësuar në rrethana të dyshimta.

Berisha deklaron se vrasja duhej të shmangej. Sipas tij, cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij, teksa i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin.

POSTIMI I BERISHËS
Një vrasje që duhej të shmangej. Taulant Bego etj., etj., nxit vrasjet nga policia
Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor, kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve.

Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.

Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia. sb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts