Ekzekutohen 4 aktivistët pro demokracisë

ekzekutohen 4 aktivistet pro demokracise
ekzekutohen 4 aktivistet pro demokracise

09:53 25/07/2022

4 aktivistë për demokracinë janë ekzekutuar nga ushtria e Myanmar-it për atë që besohet se është përdorimi i parë i dënimit kapital në dekada. Sipas autoriteteve, katër aktivistët, mes tyre edhe ligjvënës, u dënuan sepse kishin kryer akte terroriste. Ata u dënuan me vdekje në një gjyq me dyer të mbyllura. Ky gjyq u dënua nga grupet e të drejtave të njeriut si i padrejtë.

Familjarët e viktimave u mblodhën të hënën përpara burgut Insein për të marrë informacion për të dashurit e tyre. Mamaja e aktivistit Zayar Thaw tha se nuk e dinte se kur do të ekzekutohej djali i saj dhe shtoi se nuk ishte në gjendje që t’i bënte një funeral të denjë.

“Gjatë një bisede në Zoom të premten, djali im ishe i shëndetshëm dhe duke qeshur. Ai kërkoi që t’i dërgoja syzet e leximit, një fjalor dhe disa para që t’i përdorte në burg kështu që ia solla sot. Prandaj nuk e mendoja se do ta vrisnin, nuk e besoj dot”, tha ajo.

Media shtetërore e lajmeve Global News Light e Myanmar tha se katër burrat u ekzekutuan sepse “kishin dhënë direktiva, kishin marrë masa dhe kryen komplote për akte terroriste, brutale dhe çnjerëzore”.

Ekzekutimet janë të parat që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2021, ushtria në Myanmar mori pushtetin, një ngjarje që shkaktoi demonstrata të gjera. Kjo pasoi me një goditje ushtarake ndaj protestuesve, aktivistëve dhe gazetarëve pro-demokracisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts