Ekzekutohet me armë në rezidencën e tij private Presidenti i Haitit

12:49 07/07/2021

Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, është vrarë në një sulm me armë në rezidencën e tij private. Kështu ka njoftuar Kryeministri i përkohshëm i vendit, Claude Joseph.

Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në orën 01:00 pas mesnate me orën lokale.

BBC raporton se e plagosur nga ky sulm ka mbetur dhe Zonja e Parë. Kryeministri lidhur me këtë ngjarje ka deklaruar se janë marrë të gjitha masa për të garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Jovenel Moïse kishte marrë detyrën që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenti i vrarë është përballur me akuza për korrupsion dhe kundër tij janë zhvilluar dhe disa protesta nga opozita./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *