Ekzekutohet me armë zjarri atleti i njohur nga Ekuadori, doli i treti në garën e Dohas

Atleti nga Ekuadori Alex Quinonez është vrarë nga persona të armatosur. 32-vjeçari është qëlluar për vdekje jashtë një qendre tregtare në qytetin portual të Guayaquil, sapo doli nga një qendër tregtare. Ministria e Sportit e Ekuadorit e bëri të ditur lajmin në një deklaratë në rrjetin e saj në Twitter.

“Sot humbëm një atlet të madh, një person që na bëri të ëndërrojmë, që na emocionoi. Policia Kombëtare ndodhet në vendngjarje dhe autoritetet po kryejnë hetimet përkatëse. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë ekuadorianëve”, thuhet në Tëitter.

Sipas The Guardian, Quiñónez doli i treti në garën me 200 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha dy vjet më parë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *