Ekzekutohet me armë zjarri në rezidencën private, Presidenti i Haitit

Ekzekutohet me armë zjarri në rezidencë, Presidenti i Haitit, Jovenel Moise. Presidenti i Haitit u vra brenda në rezidencën e tij private. Lajm u bë i ditur nga kryeministri i përkohshëm.

Zonja e parë, Martine Marie Etienne Joseph është shtruar në spital në vend. Sipas mediave lokale, shtëpia e presidentit u sulmua në mes të natës nga një grup personash të armatosur ende të paidentifikuar.

Në pushtet mes skandaleve dhe protestave
Jovenel Moise, 53 vjeç, u zgjodh president i vendit të Karaibeve për herë të parë në zgjedhjet e 2015, më pas u shkarkua për mashtrim dhe një vit më vonë u emërua sërish në krye të shteti. Ndërkohë që qeverisja e tij efektive nisi në 7 shkurt të 2017-ës. Që atëherë ai ka qenë protagonist i një skene shumë të tensionuar politike, duke u akuzuar, ndër të tjera, se kishte shtypur kundërshtarët e tij dhe se dëshironte të qëndronte në detyrë përtej mandatit të tij. Në 2019 ky shtet u përfshi nga protesta të dhunshme dhe përplasje në të cilat dhjetra njerëz vdiqën. Moise u përfshi gjithashtu në një skandal korrupsioni, i akuzuar së bashku me ministra dhe zyrtarë të tjerë për administrim të paligjshëm të fondeve me vlerë 2 miliard dollarë.

Tensionet dhe paqëndrueshmëria politike
Duke pasur parasysh refuzimin e përsëritur të Moise për të hequr dorë nga pushteti, opozita Haiti ka reaguar në muajt e fundit duke caktuar gjyqtarin Joseph Mécène Jean Louis si “president të përkohshëm të tranzicionit”. Në shkurt, forcat e sigurimit frenuan një përpjekje për grusht shteti dhe arrestuan 23 persona, përfshirë një gjykatës të Gjykatës së Kasacionit dhe një shef të policisë kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *