El Chapo, gjykata e apelit amerikan konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm

Një gjykatë apeli në SHBA la në fuqi dënimin e ish-trafikantit meksikan të drogës Joaquin El Chapo Guzman, duke refuzuar kërkesën e tij për një rigjykim.

Bosi u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 për trafikimin e qindra tonëve kokainë dhe drogëra të tjera në Shtetet e Bashkuara mbi 25 vjet, si dhe për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

Avokatët e tij kishin kërkuar një gjykim të ri, duke evokuar ndër të tjera një sjellje të parregullt nga ana e një juristi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.