El Salvadori shpall Bitcoin-in monedhë zyrtare

El Salvadori u bë këtë javë vendi i parë në botë që e shpall Bitcoin-in monedhë zyrtare. Por kritikët e këtij vendimi shqetësohen se mungesa e transparencës mbi këtë monedhë mund të nxisë rritjen e aktivitetit kriminal në vend.

Prej 7 shtatorit Bitcoin-i është një monedhë që mund të përdoret për çdo transaksion financiar në El Salvador, duke e bërë atë vendin e parë në botë që ndërmerr një vendim të tillë.

Menjëherë pas këtij vendimi vlera e Bitcoin-it pësoi luhatje të forta brenda ditës, një shembull i paqëndrueshmërisë, çka ka nxitur shqetësim tek një pjesë e madhe e popullatës. Presidenti i vendit Nayib Bukele e bëri njoftimin në muajin qershor, duke e paraqitur idenë si një mënyrë për t’i sjellë atyre që jetojnë në vend më shumë liri financiare.

Zoti Bukele ka thënë se kriptovaluta, e krijuar për të operuar jashtë sistemeve financiare të kontrolluara nga qeveritë, do të ndihmonte në tërheqjen e investimeve dhe do t’i kursente paratë e salvadorianëve, kur ata të transferonin të ardhurat nga Shtetet e Bashkuara tek të afërmit e tyre në El Salvador.

Garrick Hileman është kreu i departamentit të kërkimeve në kompaninë e shërbimeve financiare mbi kriptomonedhat “Blockchain.com” dhe bashkëpunëtor i “London School of Economics”.

“NĂ« kĂ«tĂ« lĂ«vizje ka aspekte shumĂ« praktike. NjĂ«ra lidhet me kostot shumĂ« tĂ« larta ndaj te ardhura qe vijne nga jashte, ne nje kohe kur ato pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pĂ«rqindje shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ekonomisĂ« sĂ« El Salvadorit, sipas vlerĂ«simeve 20 pĂ«r qind ose mĂ« shumĂ« vijnĂ« nga emigrimi”, thotĂ« ai.

Sipas të dhënave rreth 70% salvadorianëve nuk kanë llogari bankare. Zoti Hileman thotë se ky vendim mund të sjellë përfitime edhe në aspektimin e edukimit financiar, për të kuptuar se si mund të menaxhohen paratë.

“Përfitimi i njohurive financiare është një sfidë globale, veçanërisht për një vend si El Salvadori, ku shumë pak njerëz kanë qasje tek sistemi financiar”.

Po nxjerrja në qarkullim e Bitcoin-it nisi me lëkundje e me pengesa në orët e para. Presidenti Nayib Bukele njoftoi se portofoli dixhital që përdoret për transaksione nuk po funksiononte.

Një pjesë të ditës presidenti i El Salvadorit e kaloi duke ofruarmbështetje teknike ndërsa vendi hyri në botën e kriptomonedhës.

Ai informonte publikun rreth asaj se ç’ka po ndodhte përmes llogarisë së tij në Twitter me më shumë se 2.8 milionë ndjekës.

Zoti Bukele shpjegoi se portofoli dixhital Chivo kishte dalë jashtë funksionit ndërsa kapacitetet e serverit ishin rritur.

Ai inkurajoi ndjekësit ta shkarkonin aplikacionin e të bënin komente rreth asaj se si po shkonin gjërat.

Qeveria ka premtuar të instalojë 200 sportele automatike të Chivos dhe 50 qendra të kujdesit ndaj klientit për Bitcoin-in.

Qeveria ka njoftuar se do të mbështesë Bitcoin-in me një fond prej 150 milionë dollarësh. Për të stimuluar salvadorianët që ta përdorin kriptomonedhën, po ofron gjithashtu 30 dollarë për ata që përdorin Chivon, portofolin dixhital.

Pavarësisht paqëndrueshmërisë së Bitcoin-it të martën Garrick Hileman beson se njoftimi i presidentit mund të krijojë një moment pozitiv, që do të ndikojë sipas tij në rritjen e vlerës së Bitcoin si dhe në inkurajimin e një kulture kursimi.

“Mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« stabilizimin ose qĂ« çmimi i Bitcoin-it tĂ« rritet, esigurisht kjo do tĂ« krijonte mundĂ«sinĂ« e tĂ« paturit Bitcoin, çka mendoj se Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« mirĂ«n e familjeve tĂ« mesme tĂ« El Salvadorit”, thotĂ« ai.

Tre sondazhe të kryera kohët e fundit treguan se shumica e popullatës së El Salvadorit nuk eshte dakord me vendimin e qeverisë për ta shndërruar Bitcoin-in në një monedhë zyrtare.

Në qershor Asambleja Legjislative miratoi nje ligj mbi Bitcoin-in dhe Banka Qendrore Amerikane për Integrim Ekonomik po i ofron qeverisë ndihmë teknike.

Ligji thotë se Bitcoin-i mund të përdoret për çdo transaksion financiar dhe çdo biznes me aftësinë teknologjike për ta bërë këtë, duhet të pranojë pagesën në kriptovalutë.

Kritikët kanë paralajmëruar se mungesa e transparencës lidhur me monedhën mund të nxisë aktivitetit kriminal në vend dhe luhatjet e saj të forta mund t’u rrënojnë shpejt kursimet atyre që e përdorin atë.

“Prej vitesh aktivitetet e paligjshme tĂ« kryera me Bitcoin janĂ« goditur. Por ne duhet tĂ« shohim nĂ«se El Salvadori mund tĂ« jetĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashme efektiv pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« tĂ« shndĂ«rohet nĂ« strehĂ« pĂ«r aktivitete tĂ« paligjshme, apo pastrim parash”, thotĂ« Hileman.

Bitcoin-i i bashkohet dollarit amerikan si monedhë zyrtare e El Salvadorit.//VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *