“Eliminim i hidhur”, Nagelsman: E vështirë për të çarë një mbrojtje të tillë…









Julian Nagelsman e kish te menduar ndryshe mbrëmjen e djeshme, teksa skuadra e tij luante sezonin me Vijarealin. Trajneri i Bajernit nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim të skuadrës së tij ndaj spanjollëve duke thënë pas ndeshjes se ndeshja e parë ndikoi jo pak në rezultatin përfundimtar.

NAGELSMAN 1

“Ndeshja e parë ishte çelësi. Sot (dje) bëmë një ndeshje shumë të mirë, një nga lojërat tona më të bukura. Duhet të shënonim 2-0 në pjesën e dytë për të mos e lënë ndeshjen të hapur.

Eliminimi në këtë mënyrë është shumë i hidhur. Nuk kishim shumë hapësirë dhe gjithmonë ekzistonte rreziku i një kundërsulmi. Megjithatë, është e vështirë të krijosh shumë raste kundër një skuadre që luan kaq të thellë në zonën e saj”, tha Nagelsman.

PËR ZËVENDËSIMET – “Sane dhe Koman po shtynin shumë përpara dhe kjo me një ritëm të shpejtë përgjatë gjithë pjesës së parë dhe gjysmës së pjesës së dytë. Më pas freskia nuk ishte më aty. Më vjen keq për Dejvisin, i cili u kap i papërgatitur në momentin e golit të kundërshtarit. Gjithsesi, nuk mund ta fajësoj atë”.

PËR TË ARDHMEN – “Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për kampionatin. Nuk duam ta mbyllim sezonin pa trofe edhe pse do të kishim dashur shumë që të shkonim në fazën tjetër, por nuk mund të bënim më shumë”.

PËR LEVANDOVSKIN – “Roberti bëri një ndeshje të madhe. Ishte e vështirë për të pasi markohej gjithmonë nga dy lojtarë. Goli ishte fantastik, ai dhe e gjithë skuadra meritonte më shumë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës.

Rasti i Mylerit ishte më flagranti. Në kushte normale, Tomas nuk fal nga ai pozicion dhe ajo distancë”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.