Eliminimi i kombëtares “kuqezi” nga Evropiani, Kurti: Ky grup lojtarësh na bëri krenarë, e ardhmja është premtuese

eliminimi i kombetares kuqezi nga evropiani kurti ky grup lojtaresh na beri krenare e ardhmja eshte premtuese

































Kombëtarja u mund në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve në Euro 2024 përballë Spanjës, me rezultat minimal, duke qëndruar në lojë deri në minutën e fundit.

448901168_1017426256417768_8242561624473507337_n

Pas ndeshjes, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shprehet se edhe pse kjo ishte vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një kompeticion të tillë, në fushën e blertë dukej sikur ishim pjesëmarrës të rregullt.

Ai shton se ky grup lojtarësh na bëri krenarë dhe se e ardhmja është shumë premtuese.

Postimi i plotë:

Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.

Në fund, humbëm përballë Spanjës, tri herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italisë, dy herë kampione e Evropës e kampion në fuqi dhe katër herë kampione e Botës. Ndërkaq me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.

Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë për standardin që kemi vënë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts