“Eliminuam dhjetëra terroristë dhe…”, Izraeli i vendosur: Do vijojmë operacionet në Gaza

eliminuam dhjetera terroriste dhe izraeli i vendosur do vijojme operacionet ne gaza
eliminuam dhjetera terroriste dhe izraeli i vendosur do vijojme operacionet ne gaza

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka shkatërruar një raketë me rreze të gjatë veprimi dhe se do të vazhdojë të operojë në Gazën veriore dhe qendrore, duke vrarë dhjetëra nga ata që i përshkroi si “terroristë”.
“Trupat tona po vazhdojnë aktivitetet operative në veri dhe qendror të Rripit të Gazës dhe në qendër të qytetit të Gazës. Gjatë ditës së kaluar, u eliminuan dhjetëra terroristë. Në veri të Rripit të Gazës, Forca e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë të hyjnë në komplekset ushtarake të Hamasit dhe të eliminojnë terroristët.
Trupat po vazhdojnë aktivitetet e gjera në Khan Younis perëndimore”, thuhet mes të tjerash në një postim të Forcave Mbrojtëve të Izraelit në Telegram.
Gjatë sulmit ushtarak të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, më shumë se 26,900 palestinezë janë vrarë, referuar të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts