Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, takoi sot ambasadorin e Austrisë Dr.Christian Steiner.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Spiropali bën me dije se i shprehu ambasadorit vullnetin e plotë për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik.
Postimi i plotë
Prita sot në vizitë ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner.
Biseduam me ambasadorin Steiner për marrëdhëniet historike midis dy vendeve tona, po aq për sfidat e të ardhmes, duke e vlerësuar si thelbësore mbështetjen e fortë e të pakushtëzuar që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit në procesin e integrimit.
Sot, progres-raporti i Komisionit ishte një lajm i mirë që paraqet momentum pozitiv edhe për reformën në drejtësi.
I shpreha ambasadorit vullnetin tonë të plotë për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi kryefjalë në rrugën tonë
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al