Elon Musk ftoi Putinin në dyluftim, lideri çeçen e ironizon

13:11 16/03/2022

Miliarderi ndryshon emrin në Twitter për sfidën e fundit

Biznesmeni miliarder amerikan, Elon Musk pasi sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin në një ‘dyluftim’, ka ardhur edhe reagimi i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov.

Kadyrov postoi në “Telegram” për të paralajmëruar kreun e SpaceX, Elon Musk. “Mos e krahasoni fuqinë tuaj me atë të Putinit. Ju jeni në dy kategori krejtësisht të ndryshme”.

Lideri çeçen nuk u ndal me kaq, ndërsa shtoi se do t’i duhej të frynte muskujt për t’u kthyer nga Elona në Elonin e dhunshëm që duhet të jetë për të luftuar Putinin.

Më pas ai i ofroi shefit të Tesla trajnim në tre institute çeçene për të fituar aftësitë e duhura ushtarake. Në përgjigje, Musk tha në një postim në Twitter: “Faleminderit për ofertën, por një trajnim i tillë i shkëlqyer do të më jepte shumë përparësi”.

Ai ka vazhduar ironinë pasi ndryshoi emrin e tij në Twitter nga Elon në Elona. Musk ka dënuar sulmin ushtarak rus të Ukrainës, si në postimin e tij në Twitter, ashtu edhe përmes kompanive të tij duke  ironizuar zyrtarët rusë në mediat sociale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.