Elon Musk: Roboti me emrin Optimus ka potencialin të revolucionarizojë ekonominë

11:27 02/02/2022

Tesla do të terheqë rreth 54 mijë automjete me Opsionin Full Self Driving, Beta. Arsyeja është pasi këto automjete mund të shfaqin probleme në frenim, që përbën rrezik në siguri.

Ndërsa Projekti i Baby-Tesla do të mbërrijë në treg vetëm kur të jetë plotësisht autonome. Ideja e kompanisë, pavarësisht se ishte deklaruar se do të përfundonte në fund të 2021, është që të krijojë një auto-elektrike me kosto fillestare 25 mijë$.

Ndërkohë që kompania është gati për Tesla Bot, që është edhe produkti më i rëndësishëm për këtë vit. Sipas Elon Musk, roboti me emrin e koduar Optimus, ka potencialin të revolucionarizojë ekonominë nëse do të arrijë të të kryejë detyra që deri tani vetëm humanët mund t’i kryejnë.

Për kreun e kompanisë Optimus është më i rëndësishëm për momentin sesa një model i ri automjeti. Tesla Bot është një robot humanoid në projektim e sipër dhe mëndohet se prototipi do të jetë gati këtë vit.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.