EMA lejon vaksinat për fëmijët 5-11 vjeç

17:19 25/11/2021

Arrin 1.5 milion numri i viktimave nga Covid në Europë

Agjencia Europiane e Barnave EMA rekomandon vaksinimin e fëmijëve të moshave nga 5 deri 11 vjeç. Kjo agjenci publikoi këtë të Enjte një deklaratë online, ku rekomandonte përdorimin e dozave të prodhuar enkas për këtë kategori moshash nga firmat Pfajcer/Bajontek.

Aktualisht, dozat për këtë kategori po injektohen edhe vende si Izraeli e Shtetet e Bashkuara. Dozat për moshat nga 5 deri 11 vjeç kanë një përmbajtje të reduktuar prej 10 mikrogramësh në dallim nga ato për më të rriturit që janë 30 mikrogramëshe.

Mediat përllogarisin se numri i viktimave nga pandemia në gjithë Europën kapërceu këtë të Enjte 1 milionë e gjysmë, çka tregon se drejt paralajmërimit të OBSH-së për mbi 2 milionë viktima deri në Mars të vitit të ardhshëm po ecet me ritme të shpejta. Shkak i shtimit të këtij numri është janë dyndjet në terapitë intensive që kanë futur në krizë sistemin shëndetësor gjerman, austriak, holandez, francez, grek e më gjerë. Italia ashpërsoi masat duke ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve në disa ambiente publike, teksa në këtë vend ka nisur të injektohet doza e tretë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *