EMA: Po shqyrtojmë mundësinë e kombinimit të dozave

[embedded content]

13:20 29/05/2021

“Duhet të nisë edhe vaksinimi i moshave 12-15 vjeç”

Agjencia Europiane e Barnave është duke studiuar mundësinë e kombinimit të vaksinave. Ekspertët e saj thonë se studimet e deritanishme kanë arritur në përfundimin se nuk ka efekte të padëshirueshme nëse 2 dozat e vaksinës u përkasin 2 kompanive të ndryshme brenda të njëjtit lloj.

“Mundësia e përzierjes së vaksinave Covid është një çështje e rëndësishme që aktualisht po diskutohet. Ekzistojnë dy studime klinike, për vaksinat AstraZeneca dhe ato mRna të kryer në Britaninë e Madhe dhe në Spanjë. Nga të dhënat e para shohim se nuk ka shqetësime të mëdha mbi këtë qasje nga pikëpamja e sigurisë dhe e efikasitetit”.

EMA apeloi që qeveritë të nisin që tani të mendojnë për vaksinimin e adoleshentëve të cilët shihen si transmetues të virusit. Injektimet te moshat nga 12 në 15 vjeç kanë nisur tashmë në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Kanada.

“Të dhënat demonstruan se përgjigja imune në këtë grupmoshë është e ngjashme ose edhe më e mirë se ajo që po shohim tek të rriturit”.

Ekspertët thanë se edhe për grupmoshën 12-15 vjeç do të duhen 2 doza vaksine në një interval brenda 3 javësh. Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së “imunitetit të tufës” dhe zbutjes së pandemisë.

Tv Klan

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *