EMA sërish thirrje: AstraZeneca nuk përbën rrezik

14:07 01/04/2021

Shkencëtarët kanë përsëritur thirrjet se nuk ka asnjë provë që vaksina shkakton mpiksje gjaku

Agjensia Europiane e Barnave ka përsëritur sërisht se përdorimi i vaksinës AstraZeneca nuk përbën asnjë rrezik .

Në studimet e kryera së fundmi u arrit në përfundim se nuk është gjetur asnjë lloj faktori i mundshëm që mund të shkaktojë mpikjse gjaku.

Drejtoresha Ekzekutive e EMA Emer Cooke tha se agjencia e saj vazhdon të studiojë raportet e rasteve të reja.

Sipas saj, përfitimet e vaksinës në parandalimin e koronavirusit, tejkalojnë çdo rrezik të efekteve anësore. Cooke tha se EMA do të përfshijë në studim edhe Gjermaninë që bëri një pezullim të përkohëshëm të kësaj vaksine.

Afro 2.7 milionë njerëz në Gjermani e kanë marrë së paku një dozë të kësaj vaksine. Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë përdorimin e vaksinës.

Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime mbi ritmin e vaksinimit në kontinentin europian, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit.

Po ashtu edhe vetë kompania ka bërë të ditur se nuk ka asnjë provë që vaksina Oxford-AstraZeneca është e pasigurt.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *