EMA: Vaksina e AstraZeneca, e sigurt dhe efektive

[embedded content]

17:19 18/03/2021

“Dozat e saj nuk kane asnjĂ« lidhje me mpiksjen e gjakut”

Agjencia Evropiane e Barnave i ka dhënë vulën përfundimtare debatit për vaksinën e AstraZeneca duke deklaruar se ajo është e sigurt dhe efektive. Në një konferencë të zhvilluar online pasditen e së enjtes, EMA i ka dhënë dritën jeshile vijimit të procesit të vaksinimit në të gjithë Evropën.

“Vaksina e AstraZeneca Ă«shtĂ« e sigurt dhe efektive. Ajo ndihmon nĂ« mbrojtjen nga COVID-19. Studimet tona tregojnĂ« se shkalla e efektshmĂ«risĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ« se ajo e raportuar pasi ne bĂ«mĂ« njĂ« rishikim tĂ« shpejtĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”.

Kreu i Agjencisë evropiane te Barnave u shpreh e sigurt se nga verifikimet e bëra nuk ishte gjetur asnjë lidhje mes vaksinës së AstraZeneca dhe rasteve të tromboembolive të njohura si mpiksje e gjakut.

“Nga tĂ« gjitha verifikimet tona nuk rezulton se ka njĂ« lidhje mes vaksinĂ«s dhe trombeve tĂ« gjakut. Rastet e trombozave pas marrjes sĂ« vaksinĂ«s AstraZeneca janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se ato qĂ« ndodhin nĂ« popullatĂ«n e pavaksinuar. MegjithatĂ« ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« studiojmĂ« rastet pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« shumĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi vigjilentĂ«â€.

Pas vendimit të EMA ka reaguar menjëherë Italia. Kryeministri Mario Dragi njoftoi se vaksinimi me AstraZeneca do të rinisë menjëherë të premten. Ky hetim erdhi pasi 13 vende evropiane pezulluan përdorimin e vaksinës, pas raporteve të një numri të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut.

Vendet më të mëdha të BE thanë se do të rinisnin menjëherë vaksinimin sapo të publikohej rezultati i EMA dhe se pezullimi ishte një masë paraprake. Edhe OBSH pritet të publikojë të premten rezultatet e saj pas rishikimit të sigurisë e vaksinës.

Tv Klan









TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *