Emergjenca ndaj Covid-19/ FMN alokon 650 miliardë dollarë kundër krizës

Fondi Ndërkombëtar Monetar ka alokuar fondin më të madh në histori për t’iu përgjigjur nevojave afatgjata globale gjatë krizës së Covid-19.

Ky vendim u bë i ditur  nga Kristalina Georgieva, drejtoresha e përgjithshme e FMN-së e cila ka kërkuar që alokimi të përfundojë deri në fund të muajit të gusht.

Sipas saj ky fond do të ndihmojë çdo vend anëtar të FMN, veçanërisht ato që janë prekur më shumë dhe do të forcojë përgjigjen e tyre ndaj krizës së shkaktuar nga Covid.

Sipas statutit të FMN-së, menaxheri i përgjithshëm mund të propozojë një alokim SDR nëse beson se ai mund të ndihmojë në përmbushjen e një nevoje globale për rezerva valutore për të plotësuar ato ekzistuese, duke shmangur ngecjen dhe deflacionin. Pasi të miratohet nga Këshilli Ekzekutiv, propozimi i Drejtorit të Përgjithshëm i paraqitet Bordit të Guvernatorëve, vendimi i të cilit për caktimin e SDR-ve do të kërkojë mbështetjen e anëtarëve të përfaqësuar 85% të atyre që kanë të drejtë vote. Alokimet e SDR shpërndahen ndërmjet anëtarëve të FMN-së në përpjesëtim me aksionet relative të kapitalit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *