Emigrant nga Brazili, mamaja e “infektoi” me futbollin/ Manastir dhe modë, ja si Zhorzhinjo u bë ‘Profesor’








Përtej thashethemeve, përtej dyshimeve për Londrën, një qytet ku mund të mos jetë e lehtë të ambientohesh nëse vjen nga Brazili dhe më pas nga Napoli. Këtu nuk duhet harruar as lodhja, duke marrë parasysh që sezoni i tij do të mbyllet me 56 paraqitje sezonale. Përtej gjithë kësaj, Italia është fort në duart, këmbët dhe kokën e “Profesor” Zhorzhinjos.

Zhorzhinjo cuni i mamit

Pas suksesit në Ligën e Kampionëve ai kishte disa ditë leje të dhëna nga Mançini. Përfitoi për të pushuar në Londër, për të ngrënë në restorantin e tij të preferuar, “Gola”, ku iu dha një tas i madh me makarona, ushqimi i tij i preferuar. Gjeti kohë edhe për fëmijët duke u shkëputur për pak ditë nga futbolli. Kjo sepse kur u paraqit në qendrën stërvitore të Italisë, atyre që e panë iu duk “i freskët si trëndafil”.

mama-jorghinio-1024x579

SUPER MAMA – Në jetën e Zhorzhinjos futbolli ka qenë gjithmonë përparësi, edhe kur ai përfundoi në qendër të thashethemeve për martesën e tij në krizë me Natalian (nëna e dy fëmijëve të parë), flirti i pretenduar me një përkthyese të Çelsit dhe historia me Ketrin Harding, ish-gruaja e Xhud Lou, nëna e fëmijës së tretë të aktorit të njohur. Për momentin duket se të dy janë të lidhur, ajo ishte në stadium të martën, por gjithashtu duket se marrëdhëniet me Natalian janë të shkëlqyera (ajo shkon gjithmonë në stadium).

Në çdo rast, përveç thashethemeve (tabloidët anglezë kanë spekuluar shumë me këto histori) ka një grua themelore në jetën dhe karrierën e Zhorzhinjos. Ajo është zonja Maria Tereza, e cila në vitin 1991 mbeti shtatzënë dhe i premtoi vetes, si një ish-futbolliste amatore, se nëse fëmija ishte djalë, ajo do të bënte gjithçka për t’i transmetuar pasionin e saj për futbollin. Por, mbase as ajo nuk e imagjinonte që ai do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë dhe më të plotësuar në Europë.

Zhorzhinjo dhe Mamaja

E KALUARA NË MANASTIR – Sot Zhorzhinjo ka pasion modën dhe kuzhinën italiane, por jeta e tij nuk ka qenë fushë me lule. Pas divorcit, mamaja e tij e mori dhe të dy u transferuan në rrethinat e Veronës. Në Itali u dashurua edhe më shumë me topin, teksa për 18 muaj iu desh të jetonte në një manastir ku e sistemoi klubi i Veronës që e paguante 20 euro në javë. Zhorzhinjo kujton me mall kuzhinën dhe kohën me murgjit, por mosha dhe nervat për një moment e tradhtojnë sa që vendos të braktisë futbollin.

Zhorzhinjo

Këtu hyn përsëri në skenë mamaja, e cila e detyron të vazhdojë. Pjesa tjetër e historisë vijon me njohjen me Mauricio Sarrin, e cili e bind të kujdeset më tepër për fizikun. Stërvitjet në rërë e ndihmojnë për rezistencën dhe ekuilibrin, ndaj edhe sot “Profesori” ka këmbë të nxehta e një mendje të akullt. Me Champions-in në palmares, Zhorzhinjo është që tani special, por mund të bëhet edhe më tepër të dielën. Në Londër, një qytet ku mund të mos jetë e lehtë të ambientohesh, por ku tani mesfushori italian ndihet si i shtëpisë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *