Emigrantët dynden drejt Polonisë dhe Letonisë

23:00 10/08/2021

Autoritetet akuzojnë Lukashenkon se po i përdor si armë kundër Bashkimit Europian

Pas Lituanisë, edhe Polonia me Letoninë janë të shqetësuar për rritjen e numrit të emigrantëve që kanë kaluar përmes kufijve të tyre me Bjellorusinë. Garda Kufitare në Poloni ka thënë përmes një deklarate se ka ndaluar 359 migrantë ilegalë në kufi me Bjellorusinë vetem gjatë tre ditëve te fundit. 

Sipas tyre emigrantët ishin nga Iraku dhe Afganistani. Ndërsa Polonia ka njoftuar për 90 emigrantë të paligjshëm që janë futur në territorin e tyre ndërkohë që një vit më pare janë ndaluar vetëm 122 persona. Në javët e fundit Lituania është përballur me valë emigrantësh – kryesisht irakianë- nga Bjellorusia, duke nxitur autoritetet, që të ashpërsojë kalimet kufitare dhe të kthejë mbrapsht personat ilegalë.

Polonia, shtetet baltike dhe zyrtarë të BE-së besojnë se vala e migrantëve është duke u orkestruar nga lideri autoritar në Bjellorusi, Aleksandar Lukashenko, si hakmarrje ndaj sanksioneve të bllokut europian ndaj qeverisë së tij, për shkak të shtypjes së protestave pro-demokracisë nga Gushti i vitit të kaluar.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *