Emigrantët e bllokuar protestojnë në Meksikën jugore

Dhjetëra emigrantë kryesisht nga Haiti që kanë mbetur të bllokuar në Meksikën jugore protestuan për të kërkuar të drejtën për të udhëtuar lirshëm në Shtetet e Bashkuara.

Rreth 200 njerëz marshuan nëpër qytetin Tapachula pranë kufirit me Guatemalën drejt zyrës së emigracionit për të kërkuar dokumente që do t’i lejonin ata të shkonin në veri.

Aktivistët e të drejtave të njeriut po kërkojnë një urdhër gjykate që lejon emigrantët të largohen nga Tapachula, ku mijëra vetë janë bllokuar për muaj të tërë për të kaluar territorin meksikan.

Ata paraqitën pesë kërkesa ndalimi për raste urgjente në gjykatat federale, tha Luis Garcia nga Qendra për Dinjitet Njerëzor.

“Sot këto familje do të shkojnë në këmbë, me autobus ose sido që të munden drejt kufirit verior,” u tha ai gazetarëve.

Migrantët e mbërthyer në Tapachula përballen me mbipopullim, kujdes të papërshtatshëm shëndetësor dhe rrezikun e infektimit me koronavirus, tha grupi i ndihmës mjekësore Mjekët pa Kufij (MSF) javën e kaluar.

Të hënën aktivistët do të kërkojnë leje për 7,000 emigrantë që të udhëtojnë me një karvan në Mexico City dhe të kërkojnë një zgjidhje nga Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, tha Garcia.

“Ne do të shkojmë në Mexico City pa marrë parasysh asgjë. Tapachula nuk është një depozitë plehrash,” shtoi ai.

Aktivistët përfshirë Garcia i dhanë fund një greve urie 72-orëshe që mbajtën për të kërkuar tranzit falas dhe dhënien fund të përdorimit të forcës kundër emigrantëve.

Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) kohët e fundit pezulloi dy agjentë të tij për keqtrajtim të një emigranti Haitian, ndërsa shpërndante një nga karvanët.

Meksika ka parë ardhje të shumta të emigrantëve që ikin nga dhuna dhe varfëria që kur Presidenti amerikan Joe Biden u vendos në Shtëpinë e Bardhë me një premtim për një qasje më humane ndaj emigrantëve.

Autoritetet meksikane kanë arrestuar më shumë se 147,000 emigrantë pa dokumente deri më tani këtë vit,  tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas INM.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *