Emigrantët e paligjshëm “pushtojnë” ishujt Kanarie në Spanjë

emigrantet e paligjshem pushtojne ishujt kanarie ne spanje
emigrantet e paligjshem pushtojne ishujt kanarie ne spanje
[embedded content]

12:49 18/11/2023

Një pjesë e madhe e të miturve rregjistorhen si të rritur, autoritetet kërkojnë ndihmë nga BE

I mbetur jetim gjatë një grushti shteti në atdheun e tij Guinea, adoleshenti Moussa Camara iu bashkua një udhëtimi në det të hapur së bashku me 240 emigrantë të tjerë, pa ushqim, ujë .

Destinacioni Europa, përkatësisht ishujt Kanarie. Njëzet njerëz humbën jetën gjatë rrugës për shkak të mbipopullimit, në një prej rrugëve më të rrezikshme të emigrantëve në botë.

Megjithatë, kur Camara ia doli më 27 Tetor, i rraskapitur, i uritur dhe i djegur nga dielli, u përball me një tjetër problem. Autoritetet e regjistruan atë si të rritur dhe ai nuk u lejua të hynte në një qendër për të mitur me mundësitë më të mira në dispozicion.

“Në qendrën që na dërguan këtu, thamë se jemi 15 vjeç, por na morën sikur të ishim të rritur. Por ne jemi fëmijë, por na dërguan këtu. Na sollën letrat, na tradhtuan.”

Të gjithë emigrantët u dërguan në një bazë të vjetër ushtarake në malet e Tenerife, ku rreth 2,000 prej tyre presin transferime në kontinentin e Spanjës ose leje për të shkuar diku tjetër në Evropë.

Megjithëse autoritetet kërkuan një test për të vërtetuar moshën e tij, Kryqi i Kuq mbështet këmbënguljen e Camara se ai është 15 dhe jo 18 vjeç siç tha policia, duke e regjistruar atë dhe shokun e tij me të njëjtën datëlindje, 1 Janar 2005.

“Unë jam nga Gambia. Unë thjesht erdha këtu për të ndihmuar familjen time. Ishte një rrugëtim shumë i vështirë. Unë e dua Spanjën. Sepse mendoj se nëse pranohem këtu, mund të ndihmoj edhe veten time gjithashtu.”

Sipas rregullave emigrantët deri në këtë moshë pasi mbërrijnë në Europë duhet të marrin mbështetje për të gjetur vendbanim dhe arsim deri në moshën 18 vjeç, ndërsa përtej kësaj moshe ai/ajo janë të aftë të kujdesen për veten.

Përzierja që kanë bërë autoritetet spanjolle fëmijët me të rriturit e tjerë emigrant tregon se sa i mbingarkuar është arkipelagu spanjoll.  Presidenti i Ishujve Kanarie Fernando Clavijo për Reuters shprehet se një rekord prej 32,000 emigrantësh erdhën deri më tani këtë vit.

“A e dini se çfarë duhet të kalojë një nënë ose një baba për të futur djalin e tyre gjashtë ose shtatë vjeç në një varkë druri me 200 ose më shumë njerëz që nuk i njohin dhe t’i lëshojë në det të hapur natën? Duhet të merremi me 4700 të mitur, me burime financiare të pakta. Gjithashtu nuk po e bëjmë dot ndarjen se kush është i mitur dhe kush jo, duhen të paktën tre, katër muaj që të bëjmë verifikimet.”

Qeveria spanjolle ende nuk ka bërë asgjë deri më tani për të frenuar fluksin, pasi deri më tani ka ofruar vetëm zhvendosjen e 347 të miturve në rajone të tjera deri në dhjetor. Zyra e prokurorit të përgjithshëm, e cila merret me çështjet e referuara nga policia për Reuters deklaroi se kishte shqyrtuar 48 raste të të miturve të dyshuar në Las Raices këtë vit, nga të cilat katër u konfirmuan, 30 u dërguan në një institucion për fëmijë ndërsa u kryen testet e moshës dhe 14 të tjerat ishin ende duke u vlerësuar.

Për më tepër, organizata globale e të drejtave Amnesty International në një raport të 3 Nëntorit bëri të ditur  se 12 nga 29 emigrantë që intervistoi në qendrat e të rriturve në Kanarie ishin në të vërtetë të mitur.

Për fëmijët e klasifikuar gabimisht si të rritur, përgjegjësia është mbi ta që të gjejnë një organizatë bamirëse që mund të kërkojnë një test për të përcaktuar moshën, një proces që mund të zgjasë me muaj. Por Amnesty tha se kjo ishte e padrejtë dhe teste të tilla duhet të përdoren vetëm si mjeti i fundit nëse kishte dyshime serioze dhe asnjë provë tjetër.

“Autoritetet nuk i mësojnë se si të flasin spanjisht ose si të kërkojnë punë, as nuk ofrojnë asgjë për t’i ndihmuar sesi të përballojnë jetesën e vështirë. I dërgojnë në Spanjën kontinentale dhe pas një muaji i hedhin në rrugë, kështu që është normale që ata të bëjnë krime dhe të ndihen sikur janë të paligjshëm. Nuk e di, për mua kjo është shpërdorim parash.”

Një nga ishujt që po përballet gjithashtu me një fluks në rritje është edhe El Hierro, popullsia e tij prej 9,000 banorësh, ndërsa këtë vit në këtë ishull mbërritën 11,000 emigrantë, ku 300 prej tyre janë fëmijë deri në 15 vjeç ndërsa më i vogli është nëntë vjeç.

“Ata nuk më konsiderojnë fëmijë për shkak të moshës që kam në letrat e mia. Nuk di çfarë të bëj. Ardhja këtu u bë problem. Unë ulem dhe qaj. Unë dua të largohem. Dua të kem letra me të cilat të lëviz, të shkoj në shkollë, të flas spanjisht. Mendoj se kjo është ajo që më duhet.”

Presidenti i Ishujve Kanarie Fernando Clavijo kërkon që Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të trajtuar shkaqet rrënjësore të emigrimit nga Afrika, popullsia e së cilës do të dyfishohet deri në vitin 2050 në Europë.  Gati 32,000 emigrantë kanë arritur në Ishujt Kanarie të Spanjës me varka të vogla nga Afrika perëndimore këtë vit, duke kaluar një rekord të mëparshëm të shënuar në vitin 2006.

Numri i të ardhurve është rritur kohët e fundit pasi moti më i butë e kanë bërë më të realizueshme përpjekjen për kalimin ende të rrezikshëm nga Afrika. Arkipelagu shtrihet rreth 100 km nga bregu perëndimor i Afrikës. Shtatë ishujt e tij janë bërë destinacioni kryesor për emigrantët nga Senegali dhe vende të tjera afrikane që përpiqen të arrijnë në Spanjë, duke ikur nga konflikti, ndryshimet klimatike si dhe duke kërkuar një jetë më të mirë.

Për të shmangur kontrollet kufitare, kontrabandistët bëjnë udhëtime më të gjata, duke lundruar drejt perëndimit në Atlantikun e hapur përpara se të vazhdojnë në veri për në Kanarie. Dikur një fener i stabilitetit demokratik në Afrikën Perëndimore, Senegali ka parë trazira socio-politike me përplasje të dhunshme në fillim të këtij viti. Mungesa e vendeve të punës, rritja e kostos së jetesës, varfëria dhe kujdesi i dobët shëndetësor janë disa nga arsyet që shtyjnë mijëra të largohen nga Senegali për në Spanjë.

Udhëtimi i tyre është një nga më të gjatët dhe më të rrezikshmit për Evropën. Të paktën 559 njerëz kanë vdekur deri më tani këtë vit sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, megjithëse aktivistët besojnë se shifra mund të jetë më e lartë. Ndërsa emigrantët senegalezë shpesh luftojnë për të marrë lejet e nevojshme të punës dhe qëndrimit për të qëndruar në Spanjë, shumë prej tyre gjejnë mënyra për të siguruar jetesën në qytetet evropiane ose tokat bujqësore rurale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts