Emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë në harresë

11:18 15/09/2022

Administrata amerikane po i bën presion qeverisë meksikane për të pranuar më shumë emigrantë nga vendet latine

Emigrantët  në zonën kufitare midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, janë lënë në harresë me shpresën për të prekur tokën e ëndrrave SHBA-në.

Ndërsa kalimet kufitare janë rritur në nivele rekord, administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden po i bën presion Meksikës që të pranojë më shumë emigrantë nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela sipas një urdhri dëbimi që Shtëpia e Bardhë ka kërkuar publikisht t’i japë fund.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ngriti shqetësimet rreth një numri në rritje të kalimeve nga emigrantët nga të tre vendet gjatë një vizite në Mexico City, por Meksika nuk premtoi ndonjë veprim specifik. 

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të diskutonte mbi bisedat diplomatike, por tha se kombet në rajon tashmë kanë filluar të marrin përgjegjësi kolektive për të menaxhuar flukset e migracionit, duke përfshirë riatdhesimet. Emigrantët në kufirin Meksikë-SHBA për Reuters janë shprehur se udhëtimi i tyre ka qenë i vështirë, duke u përballur me pasigurinë në Meksikë dhe ndryshimin e ligjeve për statusin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

 “Meksika ka qenë më e vështira për ne. Atje na ngacmojnë, na marrin. Ata ju japin leje, por nuk është kurrë e vlefshme.  Meksika nuk është e sigurt për ne. Nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë të dëbojnë emigrantët atje, do të jetë shumë e vështirë për ne”, është shprehur një emigrant nga Vezenuela.

Meksika tashmë pranon kthimin e emigrantëve nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador. Deri më tani, këtë vit rreth 299,000 njerëz nga ato kombe janë dëbuar në kufi, krahasuar me rreth 9,000 të kthyer nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela.

Shumica e emigrantëve nga Kuba, Nikaragua dhe Venezuela që kalojnë në Shtetet e Bashkuara lejohen të qëndrojnë për të ndjekur kërkesat për azil, pasi ata janë të vështirë të deportohen për shkak të marrëdhënieve të ftohta diplomatike me qeveritë e tyre.

Administrata e Biden-it ka kërkuar publikisht t’i japë fund urdhrit shëndetësor për COVID, i njohur si Titulli 42. I lëshuar në fillim të vitit 2020 nën ish-presidentin republikan Donald Trump, ai u lejon autoriteteve kufitare amerikane të dëbojnë migrantët në Meksikë ose vende të tjera pa kërkuar azil në SHBA.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *