Emigrantët, Papa Francesku do të takohet me Kryeministrin hungarez

10:08 12/09/2021

Papa Francesku do të takohet me Kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, gjatë një vizite të shkurtër që do të zhvillojë në Budapest.

Në këtë takim pritet të diskutohet për emigrantët, një çështje për të cilën Orban vazhdimisht ka bërë komente kundër dhe refuzon strehimin e refugjatëve.

Ndërsa kreu i Vatikanit ka folur kundër liderëve që ngrenë mure e barriera kundër emigrantëve. Papa Francesku dhe Victor Orban do të diskutojnë rreth pikëpamjeve të tyre të ndryshme për këtë çështje.

Papa Francesku do të bëjë një ndalesë të shkurtër në Budapest, në kuadër të vizitës 3 – ditore që do të zhvillojë në Sllovaki.

Ky është udhëtimi i parë i Papa Franceskut pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua pak kohë më parë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *