Emigrantët përballen me politikat shtrënguese të Melonit

emigrantet perballen me politikat shtrenguese te melonit
emigrantet perballen me politikat shtrenguese te melonit

18:43 08/10/2022

Me ardhjen në pushtet, kryeministrja italiane ka kërkuar vendosjen e një bllokade detare në Afrikën e Veriut

Jeta është e vështirë për azilkërkuesit në Itali. Shumica e tyre iu refuzohet kërkesa për statusin e refugjatit si dhe iu është ndaluar punësimi dhe sondazhet tregojnë se pothuajse të gjithë përballen me diskriminim.

Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë. Për më tepër, Meloni ka bërë thirrje për një bllokadë detare të Afrikës së Veriut për të parandaluar emigrantët të dalin në det.

“Për temën e bllokadës detare, unë vazhdoj të besoj se është zgjidhja më e besueshme, sepse përveç semantikës, ku bllokada detare është një akt lufte siç e përsërisin të gjithë këtu sepse kanë dëgjuar të tjerët të thonë, unë do të theksoja se një bllokadë detare mund të bëhet lehtësisht në marrëveshje me autoritetet libiane. Ashtu siç Evropa negocioi me Turqinë e Erdoganit gjashtë miliardë plus tre për të ndalur rrugën migrimin e paligjshëm, nuk është e qartë pse Evropa nuk mund ta ndihmojë Italinë në mbrojtjen e asaj pjese të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.”

Shpejtësia dhe shkalla e çdo represioni italian ka të ngjarë të varet nga kush do të bëhet ministër i brendshëm. Por burimet politike thonë se Meloni dëshiron një qasje më pak konfrontuese sesa Salvini që e miratoi tre vjet më parë, me shpresën për të marrë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Bllokada detare është e pamundur për tre arsye të thjeshta. Arsyeja e parë është se kushtetuta italiane, neni 10, thotë se sistemi juridik italian është në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, pra me traktatet dhe konventat ndërkombëtare që Italia duhet të respektojë. Arsyeja e dytë është deklarata universale e të drejtave të njeriut, dmth çdo qenie njerëzore ka të drejtë të lëvizë nga vendi ku ka lindur ose banon. Arsyeja e tretë është Karta e të Drejtave të Bashkimit Evropian, e cila thotë se nuk mund të dërgoni një person në një vend ku ai rrezikon jetën e tij. Ka luftë në Libi, kështu që Meloni bëri një nga deklaratat e saj propagandistike duke e ditur se është e pamundur, ky është fakti.”

Një valë azilkërkuesish në 2014-2016 e ktheu migrimin në një çështje politike dhe nxiti krijimin e Lëvizjes 5 Yje. Në kulmin e vitit 2016, 181,000 emigrantë arritën në Itali përmes detit. Masat e frenimit nga qeveritë e mëvonshme çuan në një rënie të mprehtë dhe në vitin 2019, viti kur Salvini kufizoi hyrjen e anijeve bamirëse në Itali, ku mbërritën vetëm 11,500. Pas një qetësie numrat janë përsëri në rritje, me 72,430 njerëz që kanë mbërritur deri më tani. Të dhënat e fundit vlerësojnë se 519,000 njerëz jetojnë në Itali pa dokumentacion, më pak se 1% e popullsisë së përgjithshme. Në vitin 2021, përqindja e aplikantëve të suksesshëm u rrit në 42%. Papa Mamkeur Wade, 47 vjeç, nga Senegali, tha se i duhej të priste 11 vjet përpara se të merrte më në fund një leje qëndrimi nga Italia në korrik, duke e lejuar më në fund të punësohej.

“Giorgia Meloni nuk fitoi, italianët e bënë të fitojë. Ky nuk ishte vendim i Melonit, ishte vendim i italianëve dhe duhet respektuar. Suksesi i saj nuk duhet të përdoret vetëm për të folur për emigracionin, dhe për të thënë se  emigrantët  janë kriminelë ose mospërfillës, siç tha Salvini.  Në 15 vjet, nuk kam vjedhur as një qiri. Gjithmonë duhej të kërkoja gjithmonë një copë bukë për ta sjellë në shtëpi. Disa ditë ia dola, disa ditë jo.”

Leja e qëndrimit vlen vetëm deri në vitin 2024 dhe ai ka frikë se nuk do të rinovohet nga qeveria e re. Shumë prej emigrantëve besojnë se Italia po vendos standarde të dyfishta, duke vënë në dukje faktin se ukrainasit që ikën nga pushtimi rus kishin marrë leje qëndrimi automatike njëvjeçare dhe ishin në krye të listës së pritjes për strehim. Italia ka pranuar 171,000 ukrainas që nga Shkurti – më shumë se numri i emigrantëve me varka në tre vitet e fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts