Emigranti nga Guinea thyen stereotipet në Firence

emigranti nga guinea thyen stereotipet ne firence
emigranti nga guinea thyen stereotipet ne firence
[embedded content][embedded content]

12:39 16/12/2023

Madou Koulibaly është shoferi i parë që drejton një autobus pas trajtimit nga një kompani për azilkërkuesit

Në sfondin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga shkretëtira në det si një emigrant që kërkon një jetë më të mirë në Evropë, Madou Koulibaly e gjeti veten duke thyer barrierat si shoferi i parë i punësuar përmes akademisë së trajnimit nga kompania rajonale e autobusëve të Firences për emigrantët dhe azilkërkuesit.

I riu 24-vjeçar, i cili kishte arritur në këtë shtet nga Guinea më 2018, tanimë është i pari emigrant i cili drejton një autobuz. 

“Kur isha në Guine, mendoja se Evropa ishte një parajsë. Mendova se kur të mbërrija do të shkoja në shkollë, do të gjeja një punë dhe do të fitoja shumë para shpejt. Por nuk ishte kështu.”

Ai nuk e kishte parashikuar aspak se rruga sfiduese dhe tepër e rrezikshme nga deti në tokë do ta çonte atë më pas drejt Firences duke sfiduar stereotipet paradoksale të qasjes së Italisë ndaj emigracionit mes një nevoje urgjente për një fuqi punëtore.

“Ata më thanë: Koulibaly ka një mundësi për ty. Autolinee Toscane kompania publike toskane e autobusëve po kërkon shoferë autobusësh’. Unë pyeta ‘Autobus?’ dhe thash “Jo, nuk mund ta ngas autobusin”. Ata më pyetën pse dhe unë u përgjigja se nuk kam parë kurrë një afrikan që ka ardhur me një varkë, duke ngarë një autobus në Itali. Ata thanë: “Por sigurisht, ti mund ta bësh!””

Giorgia Meloni, e cila erdhi në pushtet në tetor të vitit të kaluar ështe zotuar për t’i shtypur ardhjet e paligjshme të njerëzve nga Afrika Veriore me ligje më të ashpra të imigrimit, kufizime ndaj organizatave për shpëtim në det.

I mbetur jetim pasi babai i tij humbi jetën, Koulibaly u largua nga Guinea Conakry në 2018 me ëndrrën për të studiuar dhe për të qenë në gjendje të ndihmonte financiarisht nënën dhe vëllezërit e motrat e tij. Ai kaloi Malin, Algjerinë, Marokun dhe Libinë, duke zbritur në brigjet italiane pasi u shpëtua nga një varkë në Detin Mesdhe së bashku me 161 migrantë të tjerë .

Pesë vjet më vonë, Koulibaly u punësua nga kompania rajonale e autobusëve në Firence dhe për të kjo ishte një ëndërr, një jetë e re në Europën skeptike ndaj emigracionit të paligjshëm.

“Unë po e bëj këtë punë për veten time, për familjen time dhe për të gjithë emigrantët që janë në Itali, sepse shumë njerëz mendojnë se ne të gjithë jemi të këqij dhe se këtu ka punë që nuk mund t’i bëjmë. Nuk është kështu. Dua që njerëzit afrikanë në Itali të gjejnë një jetë të mirë dhe nuk është e lehtë të gjesh një jetë të mirë nëse nuk lufton. Ne u përballëm me një betejë të ashpër para se të ishim këtu.”

Koulibaly shprehet se hapja e vendeve të reja të punës, ku një pjesë e madhe e zënë emigrantët që vijnë nga vendet e konfliktit me zotimin e qeverisë italiane për ti kthyer ata nga kanë ardhur është një paradoks italian. Megjithatë, një vend me një popullsi të plakur tanimë ka nevojë të dëshpëruar për punëtorë të rinj.

Meloni ka ndjekur një rrugë të dyfishtë, duke goditur me zë të lartë aktivitetet e anijeve të shpëtimit të emigrantëve  në Mesdhe, ndërkohë që rrit kuotat e hyrjes për punëtorët e dokumentuar jashtë shtetit, ndërsa Italia përballet me realitetin e rënies së madhe demografike dhe mungesës serioze të fuqisë punëtore.

“Ideja lindi nga nevoja. Kuptuam se kishim vështirësi të mëdha për të gjetur staf me licenca dhe certifikatat e nevojshme, sepse të qenit shofer autobusi nuk është më një aspiratë për punëtorët, veçanërisht për shkak të kostos së marrjes së kualifikimit. Prandaj, ne, vendosëm t’i trajnojmë vetë punonjësit.”

Mungesa e fuqisë punëtore në Itali është më e dukshme në sektorët si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Disa punëdhënës pranojnë se kjo është të paktën pjesërisht për shkak të kushteve jo tërheqëse të punës, duke përfshirë pagën e ulët.

Italia me rritje të ngadaltë është i vetmi vend në Organizatën 38-vendesh të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik ku pagat kanë rënë në 30 vitet e fundit. Puna e padeklaruar është e përhapur, veçanërisht për punët e pakualifikuara.

Mbërritjet në det nga Afrika e Veriut janë rritur në gati 153,000 deri më tani këtë vit nga pothuajse 96,000 në të njëjtën periudhë të 2022 dhe 63,000 në të njëjtën periudhë të 2021, dhe afër një kulmi historik gjatë gjithë vitit prej rreth 181,400 në 2016, sipas qeverisë.

Ndërkohë, Italia ka rritur kuotat për vizat e punës për shtetasit jashtë BE-së në 452,000 për periudhën 2023-2025, një rritje prej afro 150% nga tre vitet e mëparshme. Kuota e këtij viti – 136,000 është më e larta që nga viti 2008.

Deri në vitin 2050, Italia pritet të ketë gati pesë milionë banorë më pak, ndërsa më shumë se një e treta do të jenë mbi moshën 65-vjeçare, sipas parashikimeve të zyrës kombëtare të statistikave, Istat.  Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, i cili nënshkroi një marrëveshje 3-vjeçare me Tunizinë në tetor për thjeshtimin e procedurave për viza dhe leje banimi për deri në katër mijë tunizianë në vit, thotë se qeveria italiane nuk është kundër emigrimit.

Deri më tani, rreth 200 azilkërkues janë përzgjedhur nga një grup prej më shumë se 800 kandidatësh. Plani është që të diskutohen mundësitë e trajnimit me ta, me synimin për të filluar në janar. Carlo Massoletti, kreu i kapitullit të Brescias të lobit të shitjes me pakicë Confcommercio, shprehet se kompanitë  po humbasin rreth 20% të personelit, duke shtuar se stafi i kuzhinës, kamerierët dhe shërbëtoret e hotelit janë ndër më të vështirët për t’u plotësuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts