Emigranti vritet në sy të gruas dhe dy vajzave

22:26 08/08/2021

Një sherr për arsye banale çuan drejt vrasjes një 34-vjeçar në sy të gruas dhe dy vajzave. Ngjarja ndodhi më 8 Gusht në rrugën Novelli në Bergamo në Itali, në një zonë pranë stacionit të trenit.

Viktima është një emigrant nga Tunizia, Marwen Tayari, i cili prej një kohe të gjatë jetonte në Itali. Ai ishte martuar me një italiane dhe kishte dy vajza.

Këtë të diel Tayari po ecte në rrugë së bashku me familjen kur papritmas u has me autorin e ngjarjes, një 19-vjeçar që banonte në të njëjtin pallat me të. Ky i fundit e goditi me thikë në bark disa herë.

Ende nuk dihet qartë se çfarë ndodhi, por karabinierët dyshojnë se ata kanë pasur fillimisht një debat verbal deri kur ngjarja ka përfunduar në tragjedi. Emigranti humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autori u arrestua./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *