
Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën demografike në Shqipëri, duke komentuar emigrimin masiv nga vendi.
Ai deklaroi se personat që ikin nga vendi e marrin këtë iniciativë për shkak se kërkojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre, gjë të cilën e konsideroi si problem të Shqipërisë. Sipas tij vendi nuk ka një sistem arsimi që nuk mund të krahasohet me shumë vende të Perëndimit.
Nga ana tjetër ekonomisti Pano Soko është shprehur se në vend ka një mungesë shprese nga njerëzit, të cilët kërkojnë ndryshim.
Ai u shpreh se njerëzit nuk po ikin vetëm prej mungesës së të ardhurave, por nga mënyra si është ndërtuar shoqëria.
Pjesë nga biseda:
Sejdarasi: Ata që ikin thonë se kanë kërkuar jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Këtë kemi problem. Nuk kemi një sistem arsimi të krahasueshëm më shumë vende. Po ashtu janë të ardhurat për frymë.
Soko: Këtu ka mungesë shprese. Njerëzit duan ndryshim.
Sejdarasi: Ka nga ata që kanë ikur dhe janë kthyer dhe thonë se kanë gjetur mundësi të jashtëzakonshme për biznes.
Soko: Neve po na ikin ata që dinë zanatin. Shpresën nuk mund ta definojmë. Ikën një doktor që merr 3 mijë euro nga Shqipëria. Këta ikin jo vetëm prej të ardhurave, por nga mënyra si është ndërtuar shoqëria. Nuk jemi të barabartë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al