Emiri i Katarit bisedon me kryediplomatin britanik për zhvillimet në Afganistan

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani diskutoi me sekretarin e Jashtëm britanik, Dominic Raab, mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, kryesisht zhvillimet në Afganistan.

Sipas një deklarate nga zyra administrative Amiri Diwan, Al Thani priti në një takim në kryeqytetin Doha delegacionin britanik nën kryesimin e sekretarit Raab.

Në takim u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u vlerësuan edhe çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, kryesisht zhvillimet në Afganistan.

Raab i shprehu Emirit Al-Thani falënderimet e vendit të tij për përpjekjet që Katari ka treguar për procesin e paqes në Afganistan dhe kontributet që ka siguruar në evakuimin e civilëve.

Procesi i dominimit të talebanëve në vend

Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt të vitit 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi në muajin e fundit në shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan.

Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *