Emiri i Kuvajtit pret në takim kryeministrin e Qeverisë së Unitetit të Libisë

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawwaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah priti në takim kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kuvajt.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit KUNA njoftoi se Emiri i Kuvajtit Sabah priti kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Dbeibeh dhe delegacionin shoqërues në Pallatin Bayan në jug të kryeqytetit të Kuvajtit.

Në lajm nuk jepen detaje rreth takimit ku ishte prezent edhe kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Hamed al-Sabah.

Më tej theksohet se Dbeibeh arriti në Kuvajt të martën në mbrëmje si pjesë e një vizite zyrtare  nuk u dha asnjë informacion se sa kohë do të qëndrojë në vend.

Para takimit me Emirin e Kuvajtit, Sabah, Dbeibeh pati një takim me kryeministrin e Kuvajtit, Halid es-Sabah, në Pallatin Bayan.

Në shtypin libian, zëdhënësi i kryeministrit Dbeibeh, Mohammed Hammude tha se “Vizita e Dbeibeh në Kuvajt erdhi si pjesë e turneut të Gjirit, si pjesë e përpjekjeve të Libisë për të konsoliduar qëndrimin e vendeve të Gjirit për çështjen libiane dhe për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Gjirit”.

Televizioni saudit Al Arabiya njoftoi se si pjesë e turneut të Gjirit, Dbeibeh do të vizitojë gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabinë Saudite.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *