Emocione, teksa pengjet rikthehen në shtëpi

emocione teksa pengjet rikthehen ne shtepi
emocione teksa pengjet rikthehen ne shtepi
[embedded content][embedded content]

11:18 28/11/2023

33 të burgosur të tjerë palestinezë u ribashkuan me anëtarët e familjeve të tyre

Izrael – Me zgjatjen e armëpushimit emocionet janë edhe më të mëdha për shumë familje të cilat ende presin të dashurit e tyre.

Në grupin e katërt të pengjeve të liruara është edhe Erez Kalderon. Të afërmit e tij u shprehën se ende nuk e  besojnë që ai është gjallë, teksa Erez dhe motra e tij Sahar mbërritën të sigurt në një spital të Tel Avivit.

“Erezi ynë i mrekullueshëm 12-vjeçar dhe motra e tij Sahar janë rikthyer te ne, shëndoshë e mirë. Ende nuk po e besojmë që ai është gjallë, agonia na kishte pushtuar për më shumë se 50 ditë, pa asnjë lajm për të. Tani e vetmja gjë që i duhet këtij adoleshenti është një rehabiltim total pas përvojës më të keqe që përjetuan”.

Erez, një djalë 12-vjeçar, e kaloi ditëlindjen e tij nën duart e militantëve. Teksa duhet të ishte në garën e çiklizmit, nëna e tij këtë moment e kaloi pa të. Erez u mor nga persona të armatosur të Hamasit së bashku me motrën e tij, Sahar, dhe babain e tij, Ofir, nga Kibbutz Nir Oz. Gjyshja dhe kushëriri i tij u morën gjithashtu peng nga një shtëpi tjetër dhe më vonë u identifikuan si të vrarë. Babai i tij Ofir ende mbahet peng.

Hadas Kalederon, nëna e Erez dhe Sahar, e mbërthyer nga emocionet e kthimit të fëmijëve, vizitoi përsëri shtëpinë e familjes së saj në Kibbutz Nir Oz, 24 ditë pas sulmit të Hamasit ndaj komuniteteve në Izrael rreth zonës së Gazës.

Hadas Kalderon nuk mundi t’i mbante lotët dhe as nuk mund t’u besonte syve pasi pa shtëpinë e saj të shkatërruar.

“Nuk e di, sikur na dogjën shpirtin. Nuk di si ta shpjegoj këtë fatkeqësi. Unë po ju them se është një luftë midis dritës dhe errësirës, ​​midis së mirës dhe së keqes”.

Ndërkaq, edhe nga ana tjetër të burgosurit palestinezë u ribashkuan me anëtarët e familjeve të tyre.

Të burgosurit e liruar Dujana Attoun dhe Nafoth Hammad u pritën nga të afërmit në lagjet Sur Baher dhe Sheikh Jarrah në Jerusalem.

Ashtu si me lirimin e mëparshëm, grupi prej 33 të burgosurish palestinezë u dërguan me autobus në një pikë kontrolli izraelite pranë Ramallah në Bregun Perëndimor. Turmat u mblodhën përsëri për t’i përshëndetur dhe për të festuar lirinë e tyre.

Të burgosurit palestinezë u liruan nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor dhe nga një qendër paraburgimi në Jerusalem, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve që ka liruar që nga e premtja në 150, ndërkaq 11 izraelitë janë liruar duke e çuar në 69 numrin e pengjeve izraelitë dhe të huaj që grupi islamik ka liruar që nga e premtja.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts