Emocionuese/ Kampionët e Italisë së 1982 letër kombëtares së Mançinit përpara finales: Guxoni dhe ëndërroni…








Diçka emocionuese i ka ndodhur kombëtares italiane të Roberto Mançinit. Kampionët e Botës së Italisë së vitit 1982 i kanë shkruar një letër emocionuese skuadrës së drejtuar nga Roberto Mançinit në mënyrë inkurajimi përpara finales së madhe të mbrëmjes së sotme në “Wembley” ndaj Anglisë. Nga Dino Xof tek Barezi, Kolovati kjo letër ka emocionuar vërtetë të gjithë lojtarët aktual të Italisë që është dhe një shtysë më shumë që të bëhen heronj njësoj si këta futbollista përpara 39 viteve.

ITALIA 1982

LETRA E FUTBOLLISTËVE KAMPION BOTE TË ITALISË SË VITIT 1982 –

“Të kaltër!

Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten. Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë.

Do të jetë e njëjta gjë për ju. Çfarëdo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur. Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, zbrisni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni dhënë gjithmonë … historitë e mira nuk mbarojnë kurrë!”

Dino Xof, Franko Barezi, Bepe Bergomi, Antonio Kabrini, Fulvio Kolovati, Klaudio Xhentile, Lele Oriali, Marko Tardeli, Franko Kauzio, Çiço Graciani, Alesandro Altobeli, Daniele Masaro.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *