Emocionuese! Policia gjen 3-vjeçarin e zhdukur për 3 ditë duke pirë ujë me baltë për të mbijetuar

19:10 06/09/2021

Ky është momenti mahnitës kur një helikopter i policisë gjeti një fëmijë që kishte humbur për tre ditë duke luajtur në një përrua pranë shtëpisë së tij.

Aj Elfalak, tre vjeç, u zhduk nga shtëpia e familjes së tij në zonën rurale New South Wales, Australi, të premten, 3 Shtator.

Miqtë dhe familja filluan menjëherë kërkimet, por djali nuk u gjet deri më sot 6 Shtator.

Pamjet e pabesueshme të marra nga një helikopter kërkimi në Neë South Ëales tregojnë AJ të ulur në një përrua të cekët vetëm 500 metra larg shtëpisë së tij.

Ai shihet duke pirë ujë me baltë për të mbijetuar ndërsa një oficer mund të dëgjohet duke thënë: Unë e pashë djalin.

AJ është ribashkuar me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Putty, afërsisht 150 km në veri-perëndim të Sidneit. Nëna e tij e dërrmuar, Kelly, u rrëzua në tokë kur shërbimet e urgjencës zbuluan se kishin gjetur vogëlushin.

Babai i djalit, Anthony, tha se gjetja e tij “më ka shpëtuar nga një jetë dhimbjeje”. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *