(EMRAT) 7 masa sigurie ndaj mjekëve te Onkologjiku në QSUT, policia sekuestron ilaçe kontabandë, 10 000 euro dhe klinikën

emrat 7 masa sigurie ndaj mjekeve te onkologjiku ne qsut policia sekuestron ilace kontabande 10 000 euro dhe kliniken
emrat 7 masa sigurie ndaj mjekeve te onkologjiku ne qsut policia sekuestron ilace kontabande 10 000 euro dhe kliniken

Me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per mjekë të spitalit onkologjik.

Bëhet fjalë për një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka arritur te zbulojë një skemë se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Balkan web ka zbardhur emrat e 7 mjekëve nën hetim.

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për   shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku
Drilona Kishta masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka finalizuar operacionin policor “Kobalti”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”;

– “Arrest në shtëpi” për shtetasin F. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”;

– “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen A. Y. (P)., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen B. Q., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasin H. G., banues në Tiranë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;

– Për shtetasen D. K., për të cilën është vendosur masa e sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi rezulton jashtë RSh-së.

Këta shtetas kanë qënë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza”, duke shpërdoruar detyrën, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror, por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimet që kërkonin.

Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë i mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendoset në vendin e përcaktuar.

Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallra të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts