Emrat/ Ambulanca përplaset me autobusin me fëmijë, katër të vdekur, mes tyre një mjek shqiptar

emrat ambulanca perplaset me autobusin me femije kater te vdekur mes tyre nje mjek shqiptar

Një mjek shqiptar është në mesin e viktimave të shkaktuara në një aksident të rëndë automobilistik në Itali këtë të mërkurë të 27 dhjetorit.

Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi të mbushur me fëmijë të mitur, kanë humbur jetën katër persona.

Viktimat janë tre personat e ekipit të urgjencës dhe pacienti që po transportohej me ambulancë nga Fossombrone për në Urbino. Sakaq, fëmijët e mitur në autobus, ishin një grup nga famullia Madonna della Speranza e Grottammare që po shkonin në ekskursion. Fëmijët, që ishin nga mosha tre deri në tetë vjeç u plagosën lehtë, teksa shtatë prej tyre janë shtruar në spital.

Emrat e viktimave

Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts