EMRAT/ Deputeti i PS ishte në kafe me Presidentin, por votoi pro shkarkimit të tij! Si u ndanë ‘kartonat’ e deputetëve në Kuvend për hetimin parlamentar ndaj Kreut të Shtetit



ilir meta anasatas angjeli takim lokal7MARIGLEN KUME/ Me 97 vota pro, 6 kundër dhe një abstenim, Parlamenti i hapi rrugë dje ngritjes së komisionit hetimor që synon të gjejë shkelje të rënda kushtetuese të Presidentit Ilir Meta përgjatë fushatës zgjedhore.

Në seancën e djeshme ku u miratua nisja e hetimit ndaj kreut të shtetit mungoi ra në sy, ministri Pandeli Majko, Lefter Koka, Ditmir Bushati, Sadri Abazi, Paulin Sterkaj etj. Ajo që ra në sy gjatë votimit ishte qëndrimi i Anastas Angjelit, deputeti i PS-së para votimit ishte në kafe më Presidentin Ilir Meta në një prej lokaleve përballë Kuvendit.

Por edhe pse ishte në tryezë me Ilir Metën, Anastas Angjeli rezulton të ketë votuar pro shkarkimit të tij, duke dhënë aprovimin për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Deputetët që ishin në Parlament votuan kundër. Elda Hoti, Artur Roshi, Lefter Maliqi, që ishin në zgjedhje dhe Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri, Adriatik Alimadhi votuan kundër.

ilir meta anasatas angjeli takim lokal4 ilir meta anastas angjeli takim lokal1

Ndërsa Ralf Gjoni, i cili ka qenë pranë Presidentit Meta gjatë kohës që ka drejtuar LSI-në, abstenoi. Në një kohë rekord, brenda një jave, 49 deputetë të maxhorancës iniciuan nisjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nisma u shqyrtua menjëherë në Komisionin e Ligjeve sipas parashikimeve ligjore, ndërsa për të qenë brenda afatit 4-mujor, siç e parashikon ligji për ngritjen e komisioneve hetimore, me propozim të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, seanca plenare u shty me një ditë, nga data 6 maj në 7 maj

Deputetët e maxhorancës e akuzojnë kreun e shtetit se ka kryer shkelje të rënda kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore, që sipas tyre, e bënë garën zgjedhore të padrejtë dhe vunë në rrezik marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA-në. Afati i punës së komisionit hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit. Komisioni hetimor do të drejtohet nga Alket Hyseni, ndërsa nënkryetar nga opozita është caktuar Myslym Murrizi. Sekretare e komisionit do të jetë deputetja me formim juridik e PS-së, Klotilda Ferhati.
Ndërsa anëtarë janë caktuar Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

FTESA
Por në fjalën e tij, numri dy i PS-së, Taulant Balla, ftoi PD-në dhe Lulzim Bashën, që përmes deputetëve në Parlament që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, t’i bashkohej nismës.

“Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të marrë vendimin përfundimtar. Thirrja ime është një thirrje në emër të nevojës që Shqipëria ka për t’u shkarkuar nga një turp. Thirrja ime shkon edhe për PD-në dhe personalisht për Lulzim Bashën. PD-ja ka në këtë sallë deputetë që garuan në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që opozita e PD-së t’i bashkohet iniciativës”, tha Balla. Kundërpërgjigja e pare e opozitës ishte e menjëhershme.

AKUZAT

Në fjalën e tij në Parlament, kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kishte zgjedhur të citonte disa rreshta të deklaratës së Presidentit Ilir Meta pak ditë para zgjedhjeve për të legjitimuar nismën e PS-së për shkarkimin e tij. Përballë deputetëve të një Parlamenti që nuk ka numrin e plotë të deputetëve, pra 140, por vetëm 122 deputetë, Balla përmendi rastin e Presidentit gjerman që dha dorëheqjen vetëm për një deklaratë.

“Kurrë institucioni i kryetarit të shtetit nuk është përdhunuar në mënyrë kaq banale nga askush më parë në këto 30 vite. Kemi pasur presidentë që i kanë shpallur luftë popullit, kemi pasur presidentë që kanë shkaktuar debate edhe për mustaqet e tyre, por kurrë nuk kemi pasur një president kaq banal, që të na poshtërojë si popull, duke qenë I zgjedhur nga Parlamenti në emër të popullit. Presidenti shumë popullor gjerman, Horst Koler, dha menjëherë dorëheqjen në vitin 2010 vetëm për një deklaratë kontroverse në një radio mbi misionin ushtarak gjerman në Afganistan”, tha Taulant Balla.

Numri dy i PS-së renditi në deklaratën e tij 5 shkelje kushtetuese, sipas tij, të Presidentit Meta. “Pse kjo legjislaturë duhet ta shkarkojë Ilir Metën? Së pari, kjo ka të bëjë me përgjegjësinë e dhënë nga sovrani në ushtrimin deri në përfundim të mandatit të kësaj legjislature. Së dyti, bazuar edhe në një paralajmërim të Kuvendit përmes rezolutës, dates 13.6.2019, sipas së cilës Kuvendi thekson se i bëjmë thirrje Presidentit të reflektojë dhe të rivendosë institucionin e Presidentit Brenda kufijve të përcaktuara në Kushtetutë. Kjo është thirrja që Kuvendi i ka bërë sot dy vite më parë Presidentit.

Së treti, jemi në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e ligjshmërisë në institucionin e Presidentit. Së katërti, qëllimi ynë është vetëm sigurim I besueshmërisë së të gjithë popullit shqiptar te roli i kreut të shtetit si një nevojë që një shoqëri demokratike ka për shtetin e së drejtës. Së pesti, ne jemi të bindur se në argumentet tona Presidenti gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës ka shkelur rëndë Kushtetutën, ka cenuar besueshmërinë e qytetarëve dhe nuk ka ushtuar detyrën e tij siç e përcakton Kushtetuta”, tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *