Emrat e ministrave të rinj, Prokuroria kryen verifikimin dhe i kthen përgjigje Presidentit Meta





Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta pas verifikimeve lidhur me emrat e ministrave të kabinetit të ri qeverisës.

Meta-President-6-768x512

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj kreut të shtetit.

Ndërkohë, Presidenti Meta pret një përgjigje nga SPAK, për anëtarët e qeverisë.

Me të marrë propozimet e kryeministrit Edi Rama, kreu i shtetit iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme për të kërkuar verifikim të emrave në lidhje me akuza apo procese penale ndaj tyre.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme që disponon gazeta “Panorama”, sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Ornela Zonja, kërkon informacion me përmbajtje penale ndaj emrave të ministrave të rinj.

Këtë kompetencë të Presidentit, sekretarja e Përgjithshme e bazon në nenin 92 pika h të Kushtetutës, ku thuhet se Presidenti i Republikës “kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre”.

Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emërime brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej Kryeministrit Rama.

qeveria rama 3 emrat e ministrave

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *