EMRAT/ KQZ certifikon mandatet dhe kandidatët fitues. Kush janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë






Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve bën sot, më 23 qershor, certifikimin e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në të gjitha zonat zgjedhore të vendit.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi tha se në hartimin e projekt aktit përfundimtar do të merret parasysh edhe pretendimi i Partisë Demokratike për përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit kur këto parti politike janë pjesë e një koaliconi.

“Pretendimi qëndron e do e reflektojmë në zbardhjen e projekt aktit, pra në ato raste kur kandiatët fitues që janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni do jetë e përcaktuar edhe partia politike të cilës i përket kandidati fitues”, tha Celibashi.

Qarku Gjirokastër

PS 3
PD-AN 1

Kandidatët fitues

PS Mirela Kumbaro, Laert Duraj, Bledar Çuçi

PD-AN Tritan Shehu

Dibër

PD-AN 3

PS 2

Kandidatët fitues

PD Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Dhurata Tyli Çupi

PS Lavdrim Krashi, Aurora Mara

Durrës

PS 8

PD-AN 6

Kandidatët fitues

PS Milva Ekonomi, Alban Xhelili, Jurgis Çyrbja, Klodiana Spahiu, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja, Lefter Koka, Edi Rama

PD-AN Edi Paloka, Agron Duka, Merita Bakiu, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj Andia Ulliri

Tiranë

PS 18

PD-AN 15

LSI 2

PSD 1

Kandidatët fitues

PS

Luljeta Bozo, Najada Çomo, Ornaldo Rakipi, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, Belinda Balluku Toni Gogu, Etien Xhafaj, Ermonela Valikaj, Xhemal Qefaliaj, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushkaj, Alqi Bllako, Eduart Shalsi.

PD-AN

Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi, Sali Berisha, Agron Shehaj, Fatmir Mediu, Grida Duma, Shpetim Idrizi, Belind Këllici, Vangjel Dule, Mesila Doda, Dashamir Shehi, Flamur Noka, Orjola Pampuri.

LSI

Erisa Xhixho, Petrit Vasili

PSD 

Gertian Deda

Qarku Shkodër

Koalicioni PD-AN 5 mandate, PS 3 mandate, PSD 2 mandate, LSI 1

Kandidatët fitues:

PD-AN – Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Zef Hila

PS –  Edona Bilali Paulin Stërkaj dhe Benet Beci

PSD – Gledis Çceliku, Meri Makiçi

LSI – Agron Çela

Qarku Qarku Berat

Koalicioni PD-AN 2 mandate, PS 5 mandate

Kandidatët fitues:

PS – Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço dhe Blendi klosi

PD-AN Tomorr Alizoti dhe Kasem Mahmutaj

Qarku Kukës

PD-AN 2 mandate dhe PS 1 mandat

Kandidatët fitues

PD-AN – Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj

PS – Gerta Duraku

Qarku Korçë

PD-AN 5 mandate dhe PS 6 mandate

Kandidatët fitues:

PS – Enslemvera Zake Blerina Gjylameti, Ilirian Pendavinji, Ilir Topi, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi

PD-AN – Edmond Spaho, Sorina Koti, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati dhe Seladin Jakupllari

Qarku Lezhë

PD-AN 4 mandate dhe PS 3 mandate

Kandidatët fitues:

PD-AN – Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj, Kastriot Piloli

PS – Lindita Nikolla, Eduart Ndreca, Shpresa Manoi

Qarku Vlorë

PS 8 mandate dhe PD-AN 4 mandate

Kandidatët fitues:

PS – Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj, Damian Gjiknuri, Teuta Ramaj

PD-AN Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Fation Veizaj, Arbi Agalliu

Elbasan

PS 8 mandate dhe PD-AN 6 mandate

Kandidatët fitues:

PS – Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besion Ajazi, Dasantila Tahiraj, Saimir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha  Taulant Balla.

PD-AN  – Gazmend Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja,  Dashnor Sula, Luçiano Boçi, Zheni Gjergji

Fier

PS 9 mandate, PD-AN 6 mandate dhe LSI 1 mandat

Kandidatët fitues:

PS – Erjon Braçe, Petro Koçi, Lindita Buxheli, baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima, Bujar Çelaj, Ismet Beqiraj, Tatiana Piro dhe Gramoz Ruçi

PD-AN – Enkelejd Alibeaj, Eralda Bana Tase, Samir Koreshi, Luan Baçi, Nustret Avdulla, Ilda Dhori

LSI – Monika Kryemadhi

Kujtojmë se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, njëkohësisht dhe deputeti i zgjedhur i PS-së për qarkun e Fierit ka deklaruar se do të dorëzojë mandatin e tij me fillimin e legjislaturës së re në shtator. Nëse ai do të lërë mandatin e deputetit, vendin e Ruçit do ta zërë Mirela Pitushi e cila ka marrë më shumë vota preferenciale se sa kandidatët e tjerë që nuk ishin pjesë e listës së sigurt për këtë qark.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *