EMRAT/ Kush janë nënë e bir nga Vlorë, të cilëve iu sekuestruan disa apartamente dhe llogari bankare









Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Sekretari për Organizimin Dixhital, Endri Hasa tha se të dhënat personale u vodhën për të vjedhur zgjedhjet.

endri hasa

Sipas tij në 8 vite janë harxhuar 160 milionë euro të për sigurinë e sistemeve të të dhënave.

Skandalet dhe Edi Rama janë një binom i pandarë i këtij pushteti që vjedh shqiptarët prej 8 vitesh. U vjedh paratë me tendera korruptivë, u vjedh të dhënat personale, u vjedh votën, u vjedh të ardhmen! Të gjitha këto bëhen vetëm për pushtetin personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Gjatë ketyre 48 orëve, pas daljes së listës së pagesave për 630 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama është përpjekur ta zvogëlojë skandalin, ta izolojë tek një person.

Të gjithë e dinë që e bën për të mbuluar gjurmët e veta në këtë krim me përmasa të jashtëzakonshme! Krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave!

Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

Vjedhja e të dhënave të kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytëtarëve është pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të të dhënave përsonale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë vetëm që Edi Rama të merrte një mandat të tretë.

Në një vend normal, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen, por ne nuk jemi ky rast. Shqipëria është vendi ku vidhen zgjedhjet, prandaj vidhen dhe dalin në publik edhe pagat e qytetarëve, edhe të dhënat e tyre më personale, që mbrohen me ligj.

Edi Rama mund të përpiqet të mashtrojë shqiptarët me fjali të tilla se sot e tutje do t’i kushtojë më shumë vëmendje sigurisë së sistemeve të të dhënave personale, por e vërteta është ndryshe.

Shqiptarët duhet të dinë se me taksat e tyre kanë paguar disa institucione që kanë për detyrë të ruajnë të dhënat e tyre. Në këto 8 vjet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe Sigurinë Kibernetike kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro. Këto para janë paguar për të vetmin qëllim, që të dhënat e qytetarëve shqiptarë të jenë të sigurta.

Prandaj nuk është dita që Edi Eama të bëjë shejtan budallain dhe të bëjë sikur nuk është ai që ka urdhëruar vjedhjen e të dhënave perosnale për t’i përdorur ato për blerjen e zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë sot secili prej jush duhet ta ketë të qartë se dora që i mori të dhënat tuaja në fillim të këtij viti ka pasur vetëm një qëllim, t’i përdorë ato për t’ju shantazhuar, joshur apo kërcënuar për votën që ju do të hidhnit në kuti në 25 prill.

Edi Rama e di shumë mirë qëllim e vërtetë. Prandaj doli në fushatë dhe i mbrojti publikisht patronazhistët sepse ai është kryepatronazhisti.

Edi Rama nuk ka moral të qëndrojë në karrigen e kryeministrit!

Ai keqëpërdori dhe tradhëtoi qytetarët! .

Ai është i pari që sot duhet të jetë para drejtësisë dhe SPAK duhet të veprojë me shpejtësi!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *