EMRAT/ Lulzim Basha zëvendëson sekretarët e “Foltores”, nga Arta Sakja te Flamur Hoxha, kush janë të besuarit e rinj









MARIGLEN KUME/ Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zëvendësoi dje 11 ish-funksionarët e Partisë Demokratike që ishin të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit.

basha keshilli kombetar

Pas vendimit të mbledhjes së dy javëve më parë, ku Këshilli i PD-së u mblodh për të shkarkuar funksionarët që shkuan në Kuvendin e Berishës, dje 260 anëtarë të këshillit, nga 479 që janë në total, miratuan me votim të hapur propozimet e kryedemokratit Basha për funksionarët e rinj.

Kështu, Arta Sakja do të jetë kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PDsë. Ajo zëvendësoi Edi Palokën.

Ndërkohë, Indrit Sefa zëvendëson Ivi Kason, i cili pak muaj më parë u zgjodh sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore. Sakaq, Roland Bejko do të jetë sekretar për politikën vendore.

Ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku do të zë vendin e Belind Këlliçit si sekretar për diasporën.

Megjithatë, mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate. Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili kërkoi që PD, e cila vinte pas mbledhjes së 18 dhjetorit ku theksoi shkëputjen nga berishizmi, nuk duhet të zgjidhte sekretarët e rinj pa kandidatë rivalë.

Por Jemin Gjana, ndonëse e mbështeti në ide, shtoi se këtë herë kjo skemë s’mund të funksionojë, sepse prishet standardi për sekretarët që janë aktualisht.

Ndërkohë. kryedmeokrati Basha u shpreh i hapur për të marrë kandidatura nëse do të kishte nga anëtarët e këshillit. Por ai shtoi se nëse nuk ka njeri propozime, atëherë sipas tij, është më e ndershme që të mos vendosen kandidatë fiktivë.

SEKRETARËT DHE ANËTARËT E RINJ TË KRYESISË

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja

Sekretar organizativ: Flamur Hoxha

Sekretar ligjor dhe zgjedhor: Indrit Sefa

Sekretar për pushtetin vendor dhe decentralizimin: Roland Bejko

Sekretar për emigracionin dhe diasporën: Kreshnik Çollaku

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik:

Agron Kapllanaj

Gazment Koduzi

Helidon Bushati

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi

Komisioni i Apelit, Etikës dhe Disiplinës:

Kryetare: Flutura Açka

Anëtarë: Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar:

Kryetari i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja

Sekretari Organizativ: Flamur Hoxha

Sekretari për çështje ligjore dhe elektorale: Indrit Sefa

TË SHKARKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të Kryesisë: Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.