EMRAT/ Qarkullonte me automjet i armatosur, pranga 31-vjeçarit në Tiranë, e pëson edhe miku i tij

Policia e Tiranës në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Unazë të Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Edison Ismaili 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; dhe Denis Kuka, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

[embedded content]

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues Ismailin dhe pasagjer Kukën. Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts