EMRAT/ Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut, arrestohet 25-vjeçari, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

emrat shisnin kokaine ne lokalet e ish bllokut arrestohet 25 vjecari shpallen ne kerkim dy bashkepunetoret e tij
emrat shisnin kokaine ne lokalet e ish bllokut arrestohet 25 vjecari shpallen ne kerkim dy bashkepunetoret e tij

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rapid dispatch”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Rei Trimi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Vilson Hasani, 30 vjeç, dhe Mariglen Pupa, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit S. T., dhe A. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare dhe një automjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts